Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Kastrati priti futbollistët e Trepçës

2010/08/12 - 12:00

Kryetari Kastrati, pasi i përgëzoi për suksesin e shkëlqyeshëm, ju tha futbollistëve të Trepçës se komuna dhe qytetarët e saj mburren me suksesin e tyre të arritur, sepse me rezultate të këtilla ata e kanë përmirësua imazhin e qytetit.

Mitrovicë, 12 gusht

Kryetari komunës, Avni Kastrati, ka pritur të enjten drejtuesit dhe futbollistët e Trepçës, me në krye drejtuesin Bekim Haxhiu dhe trajnerin Gani Sejdiu, e cila sivjet u bë kampione Kosovës dhe fitoi  Super Kupën e Kosovës në futboll.

Kryetari Kastrati, pasi i përgëzoi për suksesin e shkëlqyeshëm, ju tha futbollistëve të Trepçës se komuna dhe qytetarët e saj mburren me suksesin e tyre të arritur, sepse me rezultate të këtilla ata e kanë përmirësua imazhin e qytetit.

Ai ju premtoi drejtuesve dhe futbollistëve të Trepçës se komuna dhe institucionet tjera të pushtetit lokal do të angazhohen maksimalisht për t’i mbështetur ata në forma të ndryshme, në mënyrë që të arrin rezultate akoma më të mira.

Drejtuesit e KF Trepça thanë se ndihen të nderuar për pritjen që kryetari Kastrati u bëri dhe e falënderuan shumë për këtë, por edhe për mbështetjen që ju ka dhënë atyre gjatë gjithë kohës.