Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Komuna siguron zyre për gazetarët

2010/06/15 - 12:00

 Zyrtarë të komunës, përfaqësues të OSBE-së dhe gazetarë të shumtë kanë marrë pjesë të martën në përurimin e zyrës që ka ndarë komuna për Lidhjen e Gazetarëve të Mitrovicës në Mitrovicë (LGM). Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se komuna do të vazhdoj të përkrah gazetarët, duke pasur parasysh rëndësinë e punës së tyre.  “Deri me tani gazetarët në Mitrovicë janë përballur me probleme të mëdha për shkak të mungesës së kushteve për punë. Tani gjendja është ndryshe dhe shpresojmë se sado pak kemi mundësuar që ata të punojnë në kushte më të mira”, tha ai, duke shtuar se kjo ka qenë edhe premtim i kryetarit të komunës, Avni Kastrati, gjatë fushatës zgjedhore. Në anën tjetër, Bernd Burwitz, drejtor i qendrës rajonale tw OSBE-së, qw ka ndihmuar me 6 kompjuterë, 1 printer, 2 aparata digjital dhe 2 diktafona, tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen për gazetarët. Ndërsa Hysni Syla, në emër të LGM-së ka falënderuar komunën dhe OSBE-në që kanë mundësuar krijimin e kushteve më të mira për punë.