Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Filloi konferenca e Forumit të Qyteteve në Tranzicion

2010/05/24 - 12:00

Ka nisur të hënën në Mitrovicë konferenca e Forumit të Qyteteve në Tranizicion, ku po marrin pjesë përfaqësues të qyteteve nga vende të ndryshme të botës, si Beiruti, Belfasti, Derry/Londonderry, Haifa, Jerusalemi, Kirkuku, Mostari dhe Nikozia.

Ka nisur të hënën në Mitrovicë konferenca e Forumit të Qyteteve në Tranizicion, ku po marrin pjesë përfaqësues të qyteteve nga vende të ndryshme të botës, si Beiruti, Belfasti, Derry/Londonderry, Haifa, Jerusalemi, Kirkuku, Mostari dhe Nikozia. Në takimin e parë që është mbajtur në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”, panelistë shqiptarë  e serbë nga jugu dhe veriu i Mitrovicës kanë shtruar domodoshmërinë e bashkëpunimit në të mirë të krjimit të kushteve më të mira për qytetarët, përkundër dallimeve politike.  Forumi për Qytetet në Tranzicion është themeluar në Boston në prillin e vitit 2009 nga përfaqësuesit e qyteteve Kirkuk, Nicosia, Derry/Londonderry dhe Mitrovica. Forumi i Mitrovicës, përbëhet nga nëntë anëtarë të jugut dhe të veriut të qytetit të Mitrovicës,. Konferenca realizohet me përkrahjen e Universitetit të Massachusetts dhe Fondacionit të Irlandës Veriore.  Dy OJQ të qytetit, Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile( CCSD) dhe Community-Building Mitrovica (CBM),  ofrojnë koordinimin teknik për Forumin e Mitrovicës. Konferenca do të zgjas deri me 28 maj, me ç’rast mysafirët do të zhvillojnë takime dhe vizita të ndryshme, me biznesmenë, zyrtarë të ndërmarrjeve publike etj.