Drejtori i DGJKP
Drejtori për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë
Artan Berisha
Datëlindja: 05.06.1986
Tel: 045609072
E-mail: Artan.A.Berisha@rks-gov.net
Shkollimi: MA Fakulteti Ekonomik- drejtimi Menaxhmet dhe Informatikë
CV Forma: Artan Berisha
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë është përgjegjëse për përformancën e detyrave si në vijim:
- Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese homogjene, për sigurimin e Hartave Orto–Foto, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën;
- Bënë vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve dhe rregulloreve në fuqi;
- Sigurimi i zotërimit të tokës, reduktimin e kontesteve për tokën;
- Përmirësimin e transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në taksimin e tokave;
- Planifikimi i rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese;
- Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale);
- Azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat e dhëna për transformim;
- Shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës;
- Ndarjen e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e eksproprijimit dhe kryen procedurat rreth eksproprijimit të tokës;
- Inspektimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa;
- Regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin e tokës komunale;
- zhvillon procedurat e regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe zhvillon procedurat e regjistrimit sipas kërkesës së palëve;
- Bën korrigjimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës;
- Azhurnimi e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor, azhurnimi i regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
- Kryen procedurat rreth transaksioneve të pronës publike dhe kryen procedurat e blerjes dhe shitjes së pronës për Komunën;
- Shqyrton dhe kryen procedurat administrative, për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm;
- Mbron pronën komunale – publike nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur me këtë çështje;
- Bën vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së patundshme;
- Bën regjistrimin e ndërtesave kolektive dhe organizon mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta të ndërtesave kolektive;
- Udhëheq me kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet të tjera të Komunës dhe mbanë evidencën për to;
- Kryen procedurat për vërtetimin e transaksioneve dhe regjistrimin e tyre në librat etazh;
- Përgatitë specifikacione, propozime për tender, për kryerjen e punëve që bëjnë pjesë në sferën e drejtorisë
- Propozon tarifat për shërbimet që ofron;
- Ushtron kompetenca të tjera të parapara me ligj, të deleguara nga pushteti qendror.
Hapat se si duhet të regjistrohet prona