Përfaqësues Ligjor i Komunës
Avokatit Publik komunal do të jetë përgjegjës veçanërisht për këto detyra:
-
- Përfaqëson në seanca gjyqësore Komunën e Mitrovicë së Jugut, pasi që komuna është subjekt juridik, andaj si e tillë ka të drejtë të paditë dhe mund të jetë e paditur.
- Paraqet padi gjygjësore në emër të Komunës në gjykatat e Republikës së Kosovës.
- Paraqet ankesa në gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës.
- Kundërshton propozimin për përmbarim duke bërë kundërshtimin apo prapësimin pas propozimit për përmbarim që lëshon përmbaruesi privat.
- Me kërkesë të njësive kërkuese, inicon procedurat përmbarimore ndaj borxhëlinjëve të cilët nuk i kryejnë obligimet ndaj Komunës;
- Përfaqëson komunën në seancat e arbitrazhit, si ato të Tribunalit të Odës Ekonomike Amerikane, Tribunalit të Odës Ekonomike të Kosovës;
- Përgjigjet në shkresa të ndryshme të Prokurorisë së Shtetit, si dhe informatave shtesë që kërkojnë gjyqëtarët për raste të veçanta gjyqësore;
- Përpunon të dhënat për secilin rast gjygjësor duke mbajtur dosje të veçanta për secilën lënd, si në rastin kur komuna është palë paditëse, po ashtu edhe kur komuna është palë e paditur.