Sekretaria e Kuvendit të Komunës
Sekretaria e Kuvendit të Komunës do të jetë përgjegjëse veçanërisht për këto detyra:
- Roli i Sekretarisë së Kuvendit është në dhënien e shërbimit profesional për anëtarët e Kuvendit, komisionet, komitetet dhe trupat tjera të themeluar nga Kuvend i Komunës.
- Sekretaria e Kuvendit është një zyre profesionale që për Kuvendin, komisionet, komitetet dhe trupat tjera te themeluara nga Kuvendi, kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
- Përgatitë ftesën dhe rendin e ditës për mbledhje në aspektin teknik, gjuhësor pas pranimit të pikave të propozuara nga kryetari dhe kryesuesi;
- Shpërndan materialin në mënyrë elektronike dhe fizike;
- Mban procesverbal për mbledhje të Kuvendit, komiteteve të përhershme dhe grupet punuese të themeluara nga Kuvendi;
- Bën përkthimin e dokumenteve në gjuhë zyrtare, lekturimin si dhe arkivimin e tyre;
- Jep këshilla profesionale në raport me temat që trajtohen;
- Bën hartimin e statuteve, vendimeve, rregulloreve dhe akteve tjera juridike duke u kujdesur për teknikën e hartimit të tyre në bashkëpunim dhe konsultë me drejtorët e drejtorive;
- Konstaton kuorumin e nevojshëm për fillimin e mbajtjes së mbledhjeve si dhe bën numërimin e votave gjatë çdo procesi vendimmarrës;
- Kujdeset që dërgimi i akteve të procedohet për shqyrtim të ligjshmërisë brenda afateve ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal;
- Pas konfirmimit të ligjshmërisë së akteve të Kuvendit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bënë publikimin e tyre në gjuhët zyrtare në ueb faqen e Komunës.
- Koordinon pyetjet dhe kërkesat shtesë nga anëtarët e Kuvendit, komitetit, komisionit apo trupave tjera të themeluar nga Kuvendi për kërkesat që janë objekt shqyrtimi.
- Sekretaria e Kuvendit shërben edhe si zyre profesionale ndërlidhëse me Ekzekutivin e Komunës, qytetarët dhe palët tjera të interesuara për kërkesa që adresohen në Kuvend, komitete, komisione apo trupa tjera të themeluar nga Kuvendi:
- Pranon kërkesat që dërgohen nga Zyra e Kryetarit të Komunës, drejtoritë, qytetarët dhe palët tjera të interesuar;
- Njofton palët për plotësimin e dokumentacionit dhe materialeve shtesë të nevojshme në harmoni me LVL-në;
- Njofton parashtruesit e kërkesave se kur do shqyrtohen kërkesat në Kuvend, komitete, komisione apo trupa tjera të themeluar nga Kuvendi;
- Njofton palët lidhur me afatin e dhënies së përgjegjës;
- Njofton palët se a është e nevojshme prania fizike në mbledhje për të dhënë sqarime;
- Njofton palët për epilogun e kërkesave si dhe ju dërgon përgjigjen në harmoni me LVL-në.