Sadije Jashari është lindur më 07.06.1974 në Mitrovicë. –Shkollën fillore e kreu në Mitrovicë, e gjithashtu edhe shkollën e mesme e kreu në gjimnazin Frang Bardhi në Mitrovicë, dega Matematikorë Natyrorë bashkëpunues Programer.
Në vitin 2011 përfundoi studimet në Shkenca Politike dhe Administratë Publike në kolegjin Universitar Fama në Prishtinë, dhe tani është në prag të përfundimit të studimeve Master në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. – Në vitin 2013, po ashtu, ka diplomuar në KLGI-Local Governance Academy.
Duke qenë njohëse e mirë e gjuhëve të huaja (anglisht, frengjisht, serbisht, turqisht), ajo që nga viti 1999 e deri në nëntor të vitit 2011, ka qenë e punësuar si staf civil në kuadër të trupave paqëruajtëse të Kfor-it në Kosovë, ku përfitoi një përvojë shumë të madhe të punës.
Nga viti 2012, ajo është pjesë e Komunës së Mitrovicës dhe me sukses kryen detyrën e Zyrtares për Integrime Evropiane. Jeton në Mitrovicë.
Kontakti:
Email: sadije.jashari@rks-gov.net
Tel: (Centrix) 42023
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• I ofron mbështetje dhe këshilla profesionale kryetarit të komunës dhe drejtorëve komunal në përcaktimin e prioriteteve të komunës në fushën e integrimit evropian, duke marrë parasysh obligimet që dalin për komunën nga dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian;
• Koordinon punën me kryetarin e komunës, kryesuesin e kuvendit dhe drejtorët e drejtorive, si dhe strukturat tjera vendimmarrëse në hartimin e planit vjetor të komunës me qëllim të reflektimit të prioriteteve dhe objektivave që përmbajnë dokumentet strategjike të komunës dhe të përmbushjes së obligimeve nga dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian;
• Koordinon punën dhe zhvillon konsultime me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Integrimit Evropian, për harmonizim të prioriteteve dhe politikave të komunës me dokumentet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës;
• Monitoron, vlerëson dhe raporton lidhur me implementimin e prioriteteve dhe dokumenteve strategjike të komunës që dalin nga dialogu i procesit të stabilizim-asocimit, si dhe siguron reflektimin e sfidave të identifikuara në caktimin e prioriteteve të komunës për integrim evropian dhe të planeve të punës për integrim evropian;
• Koordinon punët dhe bashkëpunon me Zyrën për komunikim me publikun, në zhvillimin e politikave të komunikimit dhe informimit publik. Kjo përfshin vlerësimin e nevojave për vetëdijesim dhe promovim të vlerave evropiane si dhe vlerësimin e implementimit të tyre;
• Ndërmerr edhe veprime tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi, e të cilat ndërlidhen me fushën e integrimeve evropiane
————————————————
Ermira SPAHIJA – Zyrtare për Integrime Evropiane¹
Ermira SPAHIJA, është lindur më 14.05.1988 në Mitrovicë. -Shkollën fillore e kreu në shkollën “Ismail Qemaili”, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Frang BARDHI” në Mitrovicë.
Në vitin 2011 përfundoi studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin AAB-Prishtinë, ndërsa tani është në prag të mbrojtjes së titullit Master në drejtimin Integrime Evropiane në Kolegjin ISPE në Prishtinë.
Nga shtatori 2015 është në pozitën e Zyrtares për Integrime Evropiane¹, në Komunën e Mitrovicës, ku me përkushtim e kryen detyrën e saj.
Ermira jeton në Mitrovicë.
Kontakti:
Email: ermira.spahija@rks-gov.net
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Ndihmon hartimin dhe miratimin e planit të punës dhe afatet kohore me drejtuesin dhe stafin profesional të nivelit më të lartë për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve përkatëse në fushën e integrimit evropian;
• Grumbullon dhe sistemon inputet për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe dokumentet tjera planifikuese në procesin e integrimit evropian;
• Ndërlidhet me zyrtarë të lartë në përgatitjen e raporteve dhe rekomandimeve rreth zhvillimit dhe avancimit të kornizave të politikave dhe asaj rregullative në përputhje me normat e BE-së;
• Mbledh informacione dhe konsultohet me ministrinë përgjegjëse për integrim evropian për të siguruar zbatimin e politikave dhe udhëzimeve në përputhje me politikat kombëtare;
• Bashkëpunon me zyrën e personelit për ngritje të kapaciteteve të stafit rreth çështjeve të ndërlidhura me integrim evropian, etj.;
• Ndihmon organizimin e takimeve të rregullta të procesit të Stabilizim Asocimit, takimet ndërministrore dhe takime me organizatat donatore dhe aktorët tjerë relevantë.
Rregullore Nr_08-2011 PËR ORGANIZIMIN DHE PËRGJEGJËSITË E ZYRAVE KOMUNALE PËR INTEGRIM EVROPIAN
Funksionet e Zyrës
1. Zyra është përgjegjëse për koordinimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin evropian në nivel komunal, dhe si të tilla sigurojnë kryerjen e të gjitha obligimeve të Komunave përkatëse në kuadër të këtij procesi.
2. Zyra ka funksionet në vijim:
2.1. Koordinon procesin e integrimit evropian;
2.2. Koordinimin e procesit të zhvillimit të kornizës rregullative dhe të politikave të Komunës që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian dhe që dalin nga dokumente strategjike, si ato nacionale ashtu edhe ato lokale, të këtij procesi, përfshirë pjesëmarrjen në caktimin e prioriteteve komunale në këtë aspekt dhe koordinimin e realizimit të obligimeve të Komunës që dalin nga marëdhëniet Kosovë-BE;
2.2.Pjesëmarrjen në caktimin e prioriteteve komunale dhe zhvillimit të kornizës rregullative dhe të politikave nga ana e Drejtorive sektoriale, me qëllim të reflektimit të obligimeve përkatëse në lidhje me integrimin evropian në kuadër të secilit sektor;
2.4. Monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të këtyre dokumenteve strategjike dhe prioriteteve komunale te Kryetari i Komunës dhe autoritetet qendrore, përmes Ministrisë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale;
2.5. Koordinimin e asistencës së BE-së dhe asistencës tjetër të jashtme;
2.6. Koordinimin dhe pjesëmarrjen në zhvillimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të Komunave për të kryer më sukses të gjitha reformat e nevojshme, përfshirë monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të tyre;
2.7. Ofrimin e mbështetjes të gjitha strukturave komunale në përmirësimin e konsultimeve dhe dialogun civil me shoqerin civile lokale dhe palët e tjera të interesuara dhe publikun e gjerë në nivelin komunal.
2.8. Ngritjen e vetëdijes së administratës komunale, shoqërisë civile, mediave, komunitetit të biznesit, si dhe të publikut të gjerë mbi procesin e integrimit evropian dhe promovimin e vlerave dhe standardeve evropiane.
Detyrat dhe përgjegjësitë
1. Zyra ka detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:
1.1. I ofron mbështetje, këshilla dhe eskpertizë profesionale Kryetarit të Komunës dhe Drejtorëve komunalë në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Komunës në fushën e integrimit evropian, duke marrë parasysh dhe me qëllim të kryerjes së obligimeve që dalin për Komunën nga të gjitha dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian dhe marëdhëniet Kosovë-BE.
1.2. Koordinohet ngushtë me Kryetarin e Komunës, Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe Drejtorët e Drejtorive, si dhe me të gjitha strukturat e tjera vendimmarrëse komunale, në zhvillimin dhe avancimin e kornizës rregullative dhe të politikave të Komunës.
1.3. Koordinohet ngushtë me Kryetarin e Komunës, Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe Drejtorët e Drejtorive, si dhe me të gjitha strukturat e tjera vendimmarrëse komunale, në hartimin e planit vjetor të Komunës, me qëllim të reflektimit të prioriteteve dhe objektivave që përmbajnë dokumentet strategjike komunale, duke marrë parasysh dhe me qëllim të kryerjes së obligimeve që dalin për Komunën nga të gjitha dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian dhe marëdhëniet Kosovë-BE.
1.4. Koordinohet dhe konsultohet ngushtë me Ministrinë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale dhe me Ministrinë e Integrimit Evropian, me qëllim të sigurimit të harmonizimit të prioriteteve dhe politikave të Komunës me kornizën nacionale legjislative dhe të politikave për vetëqeverisje lokale dhe për integrim evropian, si dhe me qëllim të reflektimit të dokumenteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vetëqeverisje lokale dhe integrim evropian..
1.5.Koordinohet dhe konsultohet ngusht me strukturat udhëheqëse komunale (Kryetari i Komunës, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Drejtorët e Drejtorive dhe strukturat e tjera relevante komunale) dhe me strukturat qendrore ( Ministrinë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale dhe atë të Integrimit Evropian) për të siguruar pajtueshmërinë e kornizës rregullative dhe të politikave komunale me standardet e BE-së.
1.6.Merr pjesë në përcaktimin dhe planifikimin e aktiviteteve të Komunës në kuadër të dokumenteve strategjike nacionale për integrim evropian, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale dhe Ministrine e Integrimeve Evropiane
1.7.Bën monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të prioriteteve dhe dokumenteve strategjike të Komunës, si dhe të aktiviteteve relevante në kuadër të dokumenteve strategjike nacionale për integrim evropian dhe obligimeve të Komunës që dalin nga marrëdhëniet Kosovë-BE.
1.8. Koordinohet dhe bashkëpunon ngushtë me Ministrinë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale dhe Ministrinë e Integrimit Evropian, për të siguruar reflektimin e sfidave, nevojave, prioriteteve, si dhe raportimin e arritjeve të Komunës në punën e rregullt të Strukturave Koordinuese Ndër-Institucionale për Integrim Evropian.
1.9. Koordinon, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale dhe atë të Integrimit Evropian, programimin dhe implementimin e asistencës së BE-së dhe të asistencës nga burime të tjera të jashtme (bilaterale dhe multilaterale), në kuadër të Komunës.
1.10. Ofron mbështetje dhe këshilla shërbimeve juridike të Komunës dhe Komisioneve të Kuvendit Komunal me qëllim të reflektimit të Acquis-së dhe politikave përkatëse të BE-së në zhvillimin e kornizës rregullative të Komunës, si dhe kujdeset që reforma e kornizës rregullative komunale të reflektohet në punën e ekzekutivit dhe legjislativit të Komunës.
1.11.Koordinohet dhe bashkepunon me Zyrën e Personelit në Komunë per ngritjen e kapaciteteve të stafit në çështjet që lidhen me integrimin evropian.
1.12. Koordinohet dhe bashkëpunon ngushtë me Zyrën për Komunikim dhe Informim me Publikun në Komunë për çështjet e komunikimit dhe informimit që kanë të bëjnë me integrimin evropian.
1.13.Ndërmerr të gjitha veprimet tjera të kërkuara nga Kryetari i Komunës që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës.
Bashkëpunimi me MIE, MAPL dhe MF
Në përmbushjen e detyrave Zyra bashkërendon punën në mënyrë të rregullt me Ministrinë e Integrimit Evropian, Ministrinë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale, Ministrinë e Financave dhe institucionet tjera perkatëse.