Sektori i Parandalimit dhe Gatishmërisë
Sektori i Parandalimit dhe Gatishmërisë
- Menaxhimi i programeve të destinuara për zvogëlimin e humbjeve në njerëz, në të mira materiale dhe mjedis;
- Zhvillimi i projekteve dhe programeve për identifikimin, vlerësimin dhe zvogëlimin e rreziqeve permanente ndaj njerëzve, të mirave materiale dhe mjedisit;
- Kujdesi për banimin e planeve të parandalimit ndaj të gjitha rreziqeve të identifikuara;
- Të kujdeset për hartimin e planeve të vijueshmërisë dhe qeverisjes në koordinim me institucionet përkatëse;
- Të vendos standarde dhe procedura për nivelin përkatës të gatishmërisë emergjente;
- Të kujdeset për zhvillimin dhe menaxhimin e programeve të destinuara për gatishmërinë emergjente;
- Të koordinoj rishikimin e rezultateve të politikave të gatishmërisë së përgjithshme emergjente;
- Të kujdeset për ndërtimin dhe fuqizimin e kapacitetit të agjencive të nivelit lokal dhe të sektorit privat në lëmin e parandalimit, mbrojtjes, reagimit dhe rimëkëmbjes nga fatkeqësitë natyrore, teknologjike dhe të shkaktuara nga faktori njeri;
- Zbatimi i detyrave tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.