Sektori i Zhvillimit
- Sektori i Zhvillimit kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e zhvillimit Ekonomik dhe bashkërendon procesin e konsultimeve me akterët relevantë;
- Bashkëpunon me organet tjera komunale me qëllim të informimit për plane zhvillimore dhe tërheqjen e investimeve;
- Hartimin e planit për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda Komunës;
- Identifikon fonde nga burime të ndryshme për realizimin e projekteve;
- Bën analiza që shërbejnë si bazë për planet zhvillimore;
- Cakton dhe propozon prioritetet e zhvlillimit në fusha të ndryshme;
- Organizon ekipe të ekspertëve të ndryshëm për hartim të planit të zhvillimit ekonomik në nivel komune dhe hartimin e projekteve kapitale për përfitimin e donacioneve;
- Harton strategjinë e zhvillimit të përgjithshëm afatmesëm dhe afatgjatë për Komunën;
- Bashkëpunon me organet relevante në nivelin lokal dhe atë qendror për tërheqje të investimeve;
- Bashkëpunon me ekspertë të fushave të ndryshme që ofrojnë përvoja të ndryshme në zhvillim;
- Merr pjesë në seminare – promovime të karakterit zhvillimor;
- Kryen edhe punët tjera në fushën e zhvillimit lokal.