Me rastin e fillimit të vitit shkollor, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, së bashku me kryesuesen e Kuvendit të Komunës, znj. Vesa Broja, drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, znj. Drita Kadriu dhe asamblisten e KK-së, znj. Majlinda Kurti, kanë vizituar shkollën fillore “Migjeni’, të cilët uruan nxënësit për vit të mbarë shkollor dhe suksese te reja.
Nënkryetari Tahiri para nxënësve potencoi se është ditë gëzimi për të gjithë fëmijët që u hapën dyert e shkollave dhe u kthehen bankave, shoqërisë, mësimeve e lojërave të tyre.