Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Në Mitrovicë përurohet “Ballkoni Panoramik”

2024/12/20 - 2:59

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka përuruar sot “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë.
Ky projekt shfaq një tjetër anë të bukur të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, duke na mundësuar të shijojmë pamje të bukura.
Shtegu i ecjes, i gjatë mbi 1 kilometër, u mundëson vizitorëve të ngjiten deri në 670 metra lartësi mbidetare, në “Ballkonin Panoramik,” një pikë panoramike nga e cila mund të shihen peizazhe të mrekullueshme të qytetit dhe zonave përreth.
Projekt është realizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me MZHR, duke kontribuar në promovimin e bukurive natyrore dhe rritje të turizmit.