Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

2024/12/26 - 11:10

Nën drejtimin e kryesueses, znj. Vesa Broja, dhe në prani të nënkryetarit të komunës, z. Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 37- të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Në fillim të kësaj seance, kryesuesja znj. Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Në vazhdim u miratuan këto pika; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Draft-Rregullore për plotësim-ndryshimin e Rregullores Nr. 01/2022 për Organizimin, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Administratës Komunale; Propozim vendim për miratim të vendimit paraprak për publikim të listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës si dhe listën e veçantë të pronave të cilat planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2025; Propozim Vendim për subvencionim të përfituesve të familjeve nga skema e ndihmës sociale në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Propozim vendim për emërimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit /zv.drejtorit në institucionet e arsimit; Propozim vendim për zëvendësim te anëtares se komitetit për shërbime publike, Blerta Kollani Hajra.