Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

FTESË

2024/12/30 - 3:42

Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e projekteve të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht përurimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare (AMF) dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF), të cilat janë renovuar dhe modernizuar plotësisht për t’u ofruar shërbime më të mira dhe më cilësore qytetarëve të Mitrovicës.

 

Përurimi i AMF-së në Bajgorë

 

Data: 31 Dhjetor 2024

Ora: 10:00

 

Përurimi i QMF-së në Bare

 

Data: 31 Dhjetor 2024

Ora: 10:30

 

Ky investim i rëndësishëm në infrastrukturën shëndetësore do të sigurojë një kujdes më të mirë dhe efikas për qytetarët, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit publik.

 

Ju mirëpresim!