Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Zyra e Prokurimit

  1. Zyra e Prokurimit kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
    • Të zbatojë ligjin, aktet nënligjore dhe legjislacionin dytësor të prokurimit publik;
    • Të sigurojë që prokurimet publike të zhvillohen në mënyrën efikase, efektive, transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve dhe burimeve publike;
    • Të sigurojë integritetin dhe përgjegjësinë e personave që kryejnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit publik;
    • Të promovojë trajtim të barabartë dhe një treg të hapur të prokurimit dhe krijimin e një kulture institucionale për organet publike të bazuara në profesionalizëm dhe të pandikuara nga interesat personale;
    • Të zbatojë rregullat e prokurimit publik të cilat tashmë janë të bazuara mbi parimet e transparencës, konkurrencës dhe trajtimit të barabartë jo-diskriminues.
    • Zhvillimin e transparencës si instrumentin më të rëndësishëm të kontrollit që duhet përdorur në mënyrë që puna e institucioneve të përcillet nga jashtë;
    • Mban evidencë për tërë procesin e prokurimit, prej fillimit deri në dhënien e kontratës;
    • T`i ofrojë palës së interesuar qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha të dhënat, lidhur me një aktivitet të prokurimit, përveç informatave sekrete afariste;
    • Me kërkesën e cilitdo person, t`i siguroj qasje të menjëhershme dhe të arsyeshme personit të tillë të interesuar që të ketë qasje në të dhënat mbi aktivitetin e prokurimit 10 (dhjetë) ditë pas përfundimit të një aktiviteti të prokurimit, me përjashtim të informatave sekrete afariste të kërkuara nga vetë operatori ekonomik;
    • Kujdeset që gjatë ushtrimit të aktiviteteve të prokurimit të inkurajojë konkurrencën dhe të respektojë barazinë e pjesëmarrësve në procesin e prokurimit publik.
    • Të realizojë kërkesat e drejtorive në pajtim me planifikimin e prokurimit
    • Hartimin e planit të prokurimit për Komunën e Mitrovicës
    • Raporton te kryetari i Komunës në mënyrë periodike për punën e zyrës
    • Ndihmon dhe sipas nevojës Përgatitë harmonizimin e rregulloreve komunale që ndërlidhen me Ligjin e Prokurimit Publik.
    • Dërgon për publikim në ueb faqe të gjitha dokumentet (Njoftimet për kontratë, njoftimet per dhënie të kontratës, njoftimet për nënshkrim të kontratave, kontratat e nënshkruara, njoftimet për anulim te kontratave, njoftimet per konkurse te projektimit, ankandet publike, planet dhe raportet e prokurimit, vendimet e OSHP-së dhe dokumente të tjera që rrisin transparencën)