Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Përfaqësues Ligjor i Komunës

         Avokatit Publik komunal do  jetë përgjegjës veçanërisht  për këto detyra:

    • Përfaqëson në seanca gjyqësore Komunën e Mitrovicë së Jugut, pasi që komuna është subjekt juridik, andaj si e tillë ka të drejtë të paditë dhe mund të jetë e paditur.
    • Paraqet padi gjygjësore në emër të Komunës në gjykatat e Republikës së Kosovës.
    • Paraqet ankesa në gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës.
    • Kundërshton propozimin për përmbarim duke bërë kundërshtimin apo prapësimin pas propozimit për përmbarim që lëshon përmbaruesi privat.
    • Me kërkesë të njësive kërkuese, inicon procedurat përmbarimore ndaj borxhëlinjëve të cilët nuk i kryejnë obligimet ndaj Komunës;
    • Përfaqëson komunën në seancat e arbitrazhit, si ato të Tribunalit të Odës Ekonomike Amerikane, Tribunalit të Odës Ekonomike të Kosovës;
    • Përgjigjet në shkresa të ndryshme të Prokurorisë së Shtetit, si dhe informatave shtesë që kërkojnë gjyqëtarët për raste të veçanta gjyqësore;
    • Përpunon të dhënat për secilin rast gjygjësor duke mbajtur dosje të veçanta për secilën lënd, si në rastin kur komuna është palë paditëse, po ashtu edhe kur komuna është palë e paditur.