Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Emblema në fjalë paraqet të gjithë kompleksitetin e qytetit të Mitrovicës nga aspekti gjeografik, historik, ekonomik dhe kulturor.
STEMA – Kalaja e Mitrovicës përfaqëson antikën e qytetit, prej kohës së ilirëve e deri tani, si vazhdimësi e pashkëputur e kulturës sonë. Simbolikën e zhvillimit ekonomik të qytetit afro një shekull e përfaqëson Xeherorja e Trepçës – bazë e Zhvillimit të qytetit dhe më gjerë. Kjo veprimtari përfaqësohet me ngjyrat gjelbër e zi, simbolikë e minatorëve.
KRISTALI – Simbol Ilir, shkëlqim i rrezeve të diellit, që ngërthen në vete të shkuarën dhe synimin për të ardhmen e ndritur.
LUMENJTË – Ibri, Sitnica, Lushta dhe Trepça janë lumenjtë e Mitrovicës, me një rëndësi të veçantë në fushat: energjetikë, bujqësi, infrastrukturë dhe rekreacion për qytetarët jo vetëm të Mitrovicës.

Emblema Permbajtja