Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Arian TAHIRI

Arian Tahiri është nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Ai është gjithashtu që nga viti 2018 kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë dhe nënkryetar i PDK-së në Mitrovicë.

Ka lindur me 3 dhjetor 1993 në Mitrovicë. Arian Tahiri ka dhënë kontribut në qytetin e Mitrovicës që nga fëmijëria, ai ka qenë kapiten i gjeneratës së tij në shkollën e basketbollit “Trepça” që nga viti 2006 deri në vitin 2010. Ai bashkë me bashkëmoshatarët e tij të Mitrovicës i kanë sjell disa tituj të kampionit në nivel Kosove në ligën e pionerave, kadetave dhe juniorëve.

Që nga viti 2009 ka qenë basketbollist profesionist në superligën e Kosovës në basketboll, ku në vitin 2012 bashkë me klubin e qytetit “K.B. Trepça” është shpallur kampion dhe fitues i kupës së Republikës së Kosovës. Ai ka qenë pjesë edhe e disa skuadrave të respektuara në superligën e Kosovës deri në vitin 2019. Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 2017, ka punuar në sektorin privat në disa kompani të huaja dhe vendore, në sektorin e financave dhe kontabilitetit.

Me profesion është ekonomist dhe politolog.Ka perfunduar studimet e doktoratës në South East European University, në drejtimin ekonomiks, ndersa masterin në Banka Financa, dhe ka dy fakltete në nivelin baçelor në ekonomi dhe të dytin në shkenca politike.

Është autor i disa punimeve shkencore që kanë të bëjnë me fenomene ekonomike.

Jeton në Stantërg bashkë me gruan Dianen dhe dy prindërit e tij, Nazmijen dhe Enverin.