Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca

Drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca

Bahtir Maxhuni

 

Datëlindja: 03.02.1974

Tel: 049717007              

E-mail: bahtir.maxhuni@rks-gov.net

Shkollimi: PhD- European Center for Peace and Development (ECPD) of the University for Peace established by the United Nations

 

 

CV Forma: CV-Bahtir Maxhuni

 

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të fushëveprimtarisë së vet përfshinë:

  1. Harton planin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në pajtim me udhëzimet administrative të organit kompetent qeveritar;
  2. Vlerëson rrezikshmërinë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim, ndërmerr masa parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera;
  3. Organizon formimin e njësive për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe kryen plotësimin e tyre me obligues dhe kompleton ato me mjete adekuate për veprim në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera;
  4. Përgatit programet për aftësim, në pajtim me organin qeveritar;
  5. Kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale për raste të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera;
  6. Organizon funksionimin e sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit;
  7. Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në bashkëpunim me organet kompetente komunale dhe qeveritare;
  8. Bashkëpunon me shërbimet emergjente: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shërbimin Emergjent Mjekësorë, Shërbimin për Zjarrfikës dhe Shpëtim, KFOR-in, Policinë e EULEX-it, Kryqin e Kuq të Kosovës dhe me OJQ-të përkatëse.