Sektori i Ekonomisë dhe Turizmit
Sektori i Ekonomisë dhe Turizmit
- Sektori i Ekonomisë dhe Turizmit kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
- Monitoron dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave dhe strategjive;
- Bashkëpunon me ministritë e linjës për përcaktimin e treguesve kryesorë të buxhetit të shtetit dhe përparësitë e investimeve publike;
- Ofron mbështetje në organizimin e evenimenteve publike lidhura me zhvillimin ekonomik në Komunën e Mitrovicës se Jugut;
- Përgatitë dhe përditëson, në koordinim me ministritë dhe institucionet përkatëse, bazën e të dhënave për zhvillimin ekonomik në Komunën e Mitrovicës Jugore;
- Përgatitë periodikisht dhe publikon analiza të tregueseve ekonomikë për zhvillim ekonomik lokal e sektorial;
- Investon në zhvillimin e turizmit lokal dhe interesit publik nëpërmjet investimeve vendase apo të huaja;
- Mbështetë veprimtaritë turistike dhe krijon kushte të favorshme ekonomike dhe strukturore për zhvillimin e tyre;
- Angazhohet në zhvillimin dhe mbështetjen e turizmit pritës;
- Mbështetë dhe bashkëpunon me grupet e interesit në procesin e studimit të tregut, lidhur me burimet dhe produktet turistike, zhvillimin e tyre në përputhje me kërkesat e tregut turistik dhe konkurrencën në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit;
- Mbështetë, mbron e zhvillon burimet turistike dhe promovon produktet turistike, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe në bashkëpunim me grupet e interesit;
- Angazhohet për mbarëvajtjen, mbrojtjen dhe nxitjen e punësimit në industrinë e turizmit, duke i dhënë prioritet punësimit të rinjve;
- Nxitë, mbështetë dhe promovon edukimin dhe formimin profesional të vazhdueshëm turistik, nëpërmjet institucioneve dhe programeve të akredituara, sipas legjislacionit në fuqi, në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse që mbulojnë fushën përkatëse;
- Nxitë, mbështetë dhe bashkëpunon me institucione publike dhe private në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave në fushën e turizmit;
- Bashkërendon punën për zbatimin e dispozitave ligjore, përfshirë konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e turizmit.
- Bashkëpunon me organizata ndërkombëtare që veprojnë në fushën e turizmit për programet e asistencës që ato ofrojnë;
- Bashkëpunon me autoritetet kompetente për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vizitorëve vendas apo të huaj;
- Përcakton kriteret për funksionimin e zyrave të informacionit turistik;
- Bashkërendon punën me institucionet përgjegjëse për pajisjen e infrastrukturës rrugore dhe inxhinierike me sinjalistikën turistike, mbrojtjen e integruar të mjedisit, mbrojtjen nga ndërhyrjet e paligjshme dhe dëmtimet në zonat turistike;
- Administron çdo ankesë të shtetasve, vendas apo të huaj, ndaj hotelierëve, pronarëve të resorteve turistike, udhërrëfyesve turistikë, agjencive të udhëtimit, operatorëve turistikë dhe sipërmarrjeve të tjera turistike për shërbimet e ofruara, dhe ia përcjell për shqyrtim inspektoratit që mbulon fushën e turizmit;
- Mbështetë, nxitë dhe ndërgjegjëson sipërmarrjet turistike, që ushtrojnë veprimtari turistike si strukturë akomoduese, lidhur me përdorimin me efikasitet të burimeve natyrore.
- Në kuadër të Sektorit të Ekonomisë dhe Turizmit funksionon Qendra Komunale e Biznesit e cila kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
- Regjistrimin e bizneseve, klasifikimin sipas veprimtarive, identifikimi i bizneseve aktive dhe pasive;
- Pranimi dhe trajtimi i kërkesave për ndryshim të emrit, për ndryshim të adresës, për ndryshim të tipit, për ndryshim të numrit të punëtorëve, për ndryshim të aktivitetit, për ndryshim të pronarëve, për ndryshim të bordit, për ndryshim të kapitalit, për ç’regjistrim, për ndryshim përfaqësuesi/drejtori, për informata, për certifikatë dublikat, etj;
- Përgatitëjen e raporteve periodike dhe informatave për punën e Qendrave Komunale të Bizneseve;
- Mirëmbajtja e shënimeve ditore (siç parashihet me Manualin operacional) në lidhje me ndonjë shkëmbim të dokumenteve dhe informatave me palët dhe të dhënat e tilla do të jenë në dispozicion në të gjithë kohën për nevojat e Komunës;
- Ruajtja dhe mirëmbajtja e dokumenteve origjinale dhe fletpagesave të dorëzuara nga palët, ne pajtim me ligjet dhe aktet e tjera ne fuqi.