Sektori i Integrimeve Evropiane
- Sektori i Integrimeve Evropiane kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
- Ofron mbështetje, këshilla dhe eskpertizë profesionale kryetarit të Komunës dhe drejtorive komunale në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Komunës në fushën e integrimit evropian, duke marrë parasysh dhe me qëllim të kryerjes së obligimeve që dalin për Komunën nga të gjitha dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian dhe marëdhëniet Kosovë-BE;
- Koordinohet ngushtë me kryetarin e Komunës, kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive, si dhe me të gjitha strukturat e tjera vendimmarrëse komunale, në zhvillimin dhe avancimin e kornizës rregullative dhe të politikave të Komunës;
- Koordinohet ngushtë me kryetarin e Komunës, kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive, si dhe me të gjitha strukturat e tjera vendimmarrëse komunale, në hartimin e planit vjetor të Komunës, me qëllim të reflektimit të prioriteteve dhe objektivave që përmbajnë dokumentet strategjike komunale, duke marrë parasysh dhe me qëllim të kryerjes së obligimeve që dalin për Komunën nga të gjitha dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian dhe marëdhëniet Kosovë-BE;
- Koordinohet dhe konsultohet ngushtë me ministrinë përgjegjëse për qeverisje lokale dhe me Ministrinë e Integrimit Evropian, me qëllim të sigurimit të harmonizimit të prioriteteve dhe politikave të Komunës me kornizën nacionale legjislative dhe të politikave për vetëqeverisje lokale dhe për integrim evropian, si dhe me qëllim të reflektimit të dokumenteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vetëqeverisje lokale dhe integrim evropian;
- Koordinohet dhe konsultohet ngushtë me strukturat udhëheqëse komunale (Kryetari i Komunës, kryesuesi i Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive dhe strukturat e tjera relevante komunale) dhe me strukturat qendrore ( ministrinë Përgjegjëse për qeverisje lokale dhe atë të Integrimit Evropian) për të siguruar pajtueshmërinë e kornizës rregullative dhe të politikave komunale me standardet e BE-së;
- Merr pjesë në përcaktimin dhe planifikimin e aktiviteteve të Komunës në kuadër të dokumenteve strategjike nacionale për integrim evropian, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me ministrinë përgjegjëse për qeverisje lokale dhe Ministrine e Integrimeve Evropiane;
- Bën monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të prioriteteve dhe dokumenteve strategjike të Komunës, si dhe të aktiviteteve relevante në kuadër të dokumenteve strategjike nacionale për integrim evropian dhe obligimeve të Komunës që dalin nga marrëdhëniet Kosovë-BE;
- Koordinohet dhe bashkëpunon ngushtë me ministrinë përgjegjëse për qeverisje lokale dhe Ministrinë e Integrimit Evropian, për të siguruar reflektimin e sfidave, nevojave, prioriteteve, si dhe raportimin e arritjeve të Komunës në punën e rregullt të strukturave koordinuese Ndër-Institucionale për Integrim Evropian;
- Koordinon, në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë përgjegjëse për qeverisje lokale dhe atë të Integrimit Evropian, programimin dhe implementimin e asistencës së BE-së dhe të asistencës nga burime të tjera të jashtme (bilaterale dhe multilaterale), në kuadër të Komunës;
- Ofron mbështetje dhe këshilla shërbimeve juridike të Komunës dhe Komisioneve të Kuvendit Komunal me qëllim të reflektimit të Acquis-së dhe politikave përkatëse të BE-së në zhvillimin e kornizës rregullative të Komunës, si dhe kujdeset që reforma e kornizës rregullative komunale të reflektohet në punën e ekzekutivit dhe legjislativit të Komunës;
- Koordinohet dhe bashkepunon me Zyrën e Personelit në Komunë per ngritjen e kapaciteteve të stafit në çështjet që lidhen me integrimin evropian.
- Koordinohet dhe bashkëpunon ngushtë me Zyrën për Komunikim dhe Informim me Publikun në Komunë për çështjet e komunikimit dhe informimit që kanë të bëjnë me integrimin evropian;
- Ndërmerr të gjitha veprimet tjera të kërkuara nga kryetari i Komunës që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës;
- Në përmbushjen e detyrave Zyra bashkërendon punën në mënyrë të rregullt me Ministrinë e Integrimit Evropian, ministrinë përgjegjëse për qeverisje lokale, Ministrinë e Financave dhe institucionet tjera perkatëse.