Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtori i DGJKP

Drejtori për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë

Artan Berisha

 

 

Datëlindja: 05.06.1986

Tel:  045609072                

E-mail: Artan.A.Berisha@rks-gov.net

Shkollimi: MA Fakulteti Ekonomik- drejtimi Menaxhmet dhe Informatikë

CV Forma: Artan Berisha

 

 

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë është përgjegjëse për përformancën e detyrave si në vijim:

  1. Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese homogjene, për sigurimin e Hartave Orto–Foto, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën;
  2. Bënë vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve dhe rregulloreve në fuqi;
  3. Sigurimi i zotërimit të tokës, reduktimin e kontesteve për tokën;
  4. Përmirësimin e transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në taksimin e tokave;
  5. Planifikimi i rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese;
  6. Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale);
  7. Azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat e dhëna për transformim;
  8. Shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës;
  9. Ndarjen e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e eksproprijimit dhe kryen procedurat rreth eksproprijimit të tokës;
  10. Inspektimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa;
  11. Regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin e tokës komunale;
  12. zhvillon procedurat e regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe zhvillon procedurat e regjistrimit sipas kërkesës së palëve;
  13. Bën korrigjimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës;
  14. Azhurnimi e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor, azhurnimi i regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
  15. Kryen procedurat rreth transaksioneve të pronës publike dhe kryen procedurat e blerjes dhe shitjes së pronës për Komunën;
  16. Shqyrton dhe kryen procedurat administrative, për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm;
  17. Mbron pronën komunale – publike nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur me këtë çështje;
  18. Bën vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së patundshme;
  19. Bën regjistrimin e ndërtesave kolektive dhe organizon mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta të ndërtesave kolektive;
  20. Udhëheq me kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet të tjera të Komunës dhe mbanë evidencën për to;
  21. Kryen procedurat për vërtetimin e transaksioneve dhe regjistrimin e tyre në librat etazh;
  22. Përgatitë specifikacione, propozime për tender, për kryerjen e punëve që bëjnë pjesë në sferën e drejtorisë
  23. Propozon tarifat për shërbimet që ofron;
  24. Ushtron kompetenca të tjera të parapara me ligj, të deleguara nga pushteti qendror.

       Hapat se si duhet të regjistrohet prona