2011/09/28 - 12:00
Organizuar nga OJQ "Dera e hapur" dhe OJQ "Mundësia" e në kuadër të aktiviteteve që MKRS i mbanë për nderë të “Javës së Trashëgimisë Kulturore në Kosovë 2011”, në Mitrovicë, përkatësisht në sheshin "Agim Ramadani", afër xhamisë së Zallit, është hapur të mërkurën "Panairi i Artizanaleve". Në panair punimet e veta i kanë ekspozuar shumë gra të inkuadruara në organizata të ndryshme joqeveritare nga Mitrovica dhe rajoni.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri tha me këtë rast se ky eveniment është mjaft i rëndësishëm pasi ofron mundësi të prezantimit të punës dhe punimeve të duarve të arta të nënave tona, me të cilat jo vetëm ruhet tradita por prezantohen vlerat e tyre. “Besojmë se përmes tij sensibilizohet opinioni për ruajtjen e vlerave tona dhe bënë të mundur plasmanin dhe shitjen e tyre që është qëllimi i vetë organizimit të panairit", tha ai.
Në emër të organizatorëve, nga OJQ "Dera e Hapur" Belxhizare Muharremi tha se ky panair organizohet dhe mbështet nga Ministria e Kulturës në kuadër të “Javës së Trashëgimisë Kulturore në Kosovë 2011. Synimi, tha ajo, është ruajtja e trashëgimisë dhe vlerave tona dhe krijimi i tregut të punimeve me mundësi plasmani edhe jashtë.
Ajo ka falënderuar OJQ "Mundësinë" dhe komunën për mbështetje ndërsa ka ftuar qytetarët e Mitrovicës që për tri ditë rresht të njihen me këto punime dhe t’i blejnë ato.
Hysnije Thaqi nga OJQ "Mundësia" ka falënderuar gratë nga shoqatat pjesëmarrëse, ndërkohë që ka ftuar qytetarët që të vizitojnë panairin dhe të njihen me këto punime në tekstil, në zbukurime, prodhime ushqimore të rajonit dhe punimet tjera.
Për tri ditë, nga 28 deri 30 shtator, sa panairi do të jetë i hapur, do të dominojnë punimet dhe thurjet me dorë, fustan dhe zbukurime nga materiale të veçanta, siç është thesi, punime rruaza dhe zbukurime tjera bizhuterie, tapiceri, tentene, jelekë e xhemperë të thurur me kërrabëza etje.