Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Aksion për eliminimin e qenve endacakë

2011/02/18 - 12:00

Pas ankesave të shumta të qytetarëve, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Shoqatën e Gjahtarëve Sportiv “ Trepça” do të fillojë aksionin për eliminimin e qenve endacak që do të zgjas prej 20.02.2011 deri më  20.03.2011. Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se pronarët e qenve shtëpiak janë të obliguar që gjatë kohës sa do të zgjatë aksioni për eliminimin e qenve endacak të mos i lëshojnë në rrugë qenët shtëpiak. Ai sqaroi se në bashkëpunim me Shoqatën e gjuetarëve sportiv kanë përgatitur edhe orarin për këtë aksion.

Drejtori Bala tha se aksioni do të nis më 20 shkurt në Shupkovc prej orës 02:00 deri në orën 08:00, mandej më 23 shkurt prej orës 02:00 deri në orën 08:00 në Frashër, më 27 shkurt aksioni zhvillohet në Shipol në të njëjtën kohë. “Aksioni vazhdon më 02 mars në Kqiç, mandej më 06 mars në Vaganicë, më 09 mars në Brabaniq, më 13 mars në Koshtovë, më 16 mars në Rekë, Tunel të Parë dhe Bare si dhe më 20 mars në Zhabar. Të gjitha aksionet zhvillohen në të njëjtën kohë, prej orës 02:00 deri në orën 08 të mëngjesit”.     

Ai sqaroi se aksioni do të zhvillohet për çdo natë edhe në qytet prej orës 02:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.