2011/05/17 - 12:00
Mitrovicë, 17 maj
Ansambli mitrovicas i këngëve dhe valleve “Rexhep Mitrovica” ka përfaqësuar Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “Aulona Folk” në Vlorë që është mbajtur me 14,15 dhe 16 maj dhe ka marrë vendin e parë. Performanca e artistëve mitrovicas të udhëhequr nga koreografi, Haki Shkreli, është vlerësuar lartë në mesin e tetë ansambleve nga tetë shtete të ndryshme të Evropës.
Mitrovicë, 17 maj
Ansambli mitrovicas i këngëve dhe valleve “Rexhep Mitrovica” ka përfaqësuar Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “Aulona Folk” në Vlorë që është mbajtur me 14,15 dhe 16 maj dhe ka marrë vendin e parë. Performanca e artistëve mitrovicas të udhëhequr nga koreografi, Haki Shkreli, është vlerësuar lartë në mesin e tetë ansambleve nga tetë shtete të ndryshme të Evropës.
Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Mitrovicë, Artan Osmani, i cili ka shoqëruar ansamblin në Vlorë, ka falënderuar drejtuesit e Bashkisë së Vlorës për mundësinë që ia ka dhënë ansamblit mitrovicas për të qenë pjesë e një ngjarjeje të tillë kulturore ku janë prezantuar shtete të ndryshme të Evropës. “Pjesëmarrja në këtë festival, mandej vlerësimi me vendin e parë dhe përkrahja prej ansambleve të shteteve pjesëmarrëse ka qenë një ngjarjeje që ka tejkaluar kufijtë e thjeshtë të kulturës”.
Drejtori i përgjithshëm i këtij festivali, Sejmen Gjokoli, tha se sivjet është mbajtur edicioni i tretë i “Aulona Folk”, ku kanë marrë nga një pjesë ansambël nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Italia, Polonia, Bullgaria, Kroacia dhe Bosnja. “Instalimi i një fesativali folklorik me përmasa evropiane por edhe përtej saj, është fryt i një nisme të një shoqate kulturore, por edhe të pushtetit lokal dhe të operatorëve turistik”.
Ai theksoi se festivali është hapur në sheshin ku ngrihet Monumenti i Pavarësisë, si nderim për 100 vjetorin e një ngjarjeje të madhe, që dëshmon edhe për vlerat shumëplanëshe që bartë ky manifestim evropian. “Ky festival përveç përmbushjes së misionit kulturor, po shihet edhe si një sinjal i fortë për të gjithë operatporët turistikë”.
Ditën që është hapur festivali në Vlorë është hapur edhe sezoni turistik. Në këto ngjarje përveç ansambleve kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e bashkisë, të udhëhequr nga kryetari, Shpëtim Gjika. Ai ka thënë se festivali foklorik është shndërruar në lajmëtar të sezonit turistik në qytetin bregdetar të Vlorës. “Në marrëdhënien e vlerave shpirtërore dhe traditave që kemi ecur për tre ditë me radhë, reflektohet integrimi kulturor si pjesë e kulturës së popujve”.