Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Ansambli mitrovicas përfaqëson Kosovën në një festival në Turqi

2011/07/20 - 12:00

Ansambli mitrovicas i këngëve dhe valleve edhe sivjet po përfaqëson Kosovën në Festivalin ndërkombëtar të artit dhe kulturës që po mbahet në Inegol të Turqisë. Zyrtarët komunalë të Mitrovicës e vlerësojnë si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e këtij ansambli në një festival të tillë ku marrin pjesë 12 shtete të ndryshme.

Ansambli mitrovicas i këngëve dhe valleve edhe sivjet po përfaqëson Kosovën në Festivalin ndërkombëtar të artit dhe kulturës që po mbahet në Inegol të Turqisë. Zyrtarët komunalë të Mitrovicës e vlerësojnë si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e këtij ansambli në një festival të tillë ku marrin pjesë 12 shtete të ndryshme.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Artan Osmani, i cili po shoqëron ansamblin me një grup zyrtarësh komunalë, tha se kjo është hera e katërt që ansambli mitrovicas merr pjesë në këtë festival. “Kemi krijuar një miqësi të madhe me drejtuesit e Komunës së Inegolit me të cilën Mitrovica është e binjakëzuar. Poashtu kemi krijuar miqësi edhe me shtete të ndryshme që marrin pjesë në këtë festival nga të gjitha kontinentet”.
Ai tha se sikur vitin e kaluar edhe sivjet festivali është garues dhe konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë. “Në mesin e shumë ansambleve nga shtete të ndryshme të botës, sivjet marrin pjesë edhe ansamble nga Kosta Rika, Xhibuti, mandej nga Ukraina, shtete të ndryshme të rajonit dhe një ansambël nga Vlora e Shqipërisë”.
Osmani theksoi se është kënaqësi e madhe të shohësh duke valuar flamurin e shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në këtë festival ndërkombëtar, ku ka interesim të madh edhe ng ana e publikut dhe mediave. “Ky festival ka krijuar traditë dhe organizimi i tij është në nivel të lartë”.
Potencoi se ansambli mitrovicas është tashmë shumë i njohur në këtë qytet dhe jashtëzakonisht i mirëpritur. “Valltarët tanë ndjehen sikur në qytetin e tyre në Inegol të Turqisë. Ata kanë krijuar miqësi me qytetarët vendas, por edhe me shumë kolegë të tyre që vijnë nga shtete të ndryshme”.
Në anën tjetër, nënkryetari për komunitete i Komunës së Mitrovicës, Eroll Zekiria, i cili poashtu po qëndron në Inegol, flet edhe për bashkëpunimin në fushat tjera me Komunën e Inegolit. “Prej binjakëzimit me këtë komunë vazhdimisht kemi thelluar bashëpunimin dhe tashmë janë edhe disa projekte që në Mitrovicë janë realizuar dhe po realizohen me ndihmën e kësaj komune”.
Ndër të tjera ai përmend ndihmën e madhe të biznismenëve të kësaj komune vitin e kaluar ku gjatë gjithë Ramazanit janë dhënë nga 500 iftare për qytetarët mitrovicas.”Edhe sivjet kemi premtime se do të bëhet një gjë   e tillë”, tha ai, duke falënderuar posqërisht kryetarin e komunës së Inegolit, Alinur Akatash, i cili vazhdimisht është në krye të këtyre nismave.
Ai përmendi edhe fillimin e ndërtimit të një xhamie në afërsi të varrezave të qytetit në Mitrovicë, poashtu me ndihmën  e  një donatori nga kjo komunë e Turqisë. “Xhamia që po ndërtohet do të ketë edhe objektet përkatësie për ceremonitë e varrimit dhe si e tillë do të ndihmoj që të shkarkohet trafiku në qytet ku deri me tash janë  kryer ceremonitë  në xhamitë tjera”.
Një rol shumë të rëndësishëm për këtë bashkëpunim ndërmjet Mitrovicës dhe Inegolit, thotë ai, e kanë shqiptarët që jetojnë në këtë komunë. “Ata janë një komunitet shumë i organizuar këtu dhe ndihma e tyre është e jashtëzakonshme”.