Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Asfaltohet edhe një rrugë në Kçiq të Madh të Mitrovicës

2022/08/01 - 9:09

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në kuadër të realizimit të projekteve infrastrukturore, ka filluar me asfaltimin dhe të disa rrugëve në fshatin Kçiq të Madh, respektivisht në lagjen Pllana.
Fillimin e asfaltimit të kësaj rruge e ka përcjellë nga afër drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava, së bashku me përfaqësues të tjerë komunal.
Drejtori Tmava, ka shtuar se asfaltimi i këtyre rrugëve po bëhet sipas projektit të paraparë, duke siguruar banorët e këtij fshati se do të ketë dinamizëm dhe cilësi të lartë të punimeve.
Ndërsa, përfaqësuesi i fshatit, Fatmir Salihu, ka falënderuar drejtorin Tmava për projektet infrastrukturore që po realizohen në fshatin Kçiq.