2010/09/28 - 12:00
Për vitin 2011 buxheti i komunës së Mitrovicës do të jetë 15 milionë e 432 mijë euro ose për rreth 2 milionë më i madh se buxheti i vitit paraprak. Ky buxhet është miratuar të martën në seancën e Kuvendit të Komunës me 22 vota pro dhe 14 kundër. Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, Gani Shala, tha se në buxheti i vitit të ardhshëm bazohet në grandin në shumë prej mbi 13 milionë e 740 mijë euro si dhe në të hyrat vetanake në shumë prej 1 milion e 700 mijë euro. “Për paga e mëditje do ndahen rreth 56 për qind, për mallra shërbime 9,14 për qind, për shpenzime komunale 3 për qind, për subvencione 1.87 për qind dhe për investime kapitale mbi 30 për qind e buxhetit".Me propozim të kryetarit, Avni Kastrati, për rajonin e Shalës do të ndahen 400 mijë euro nga projektet dhe investimet e parashikuara për vitin që vjen. Lidhur me këtë, drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, ka propozuar shkurtime në disa projekte të parashikuara për qendër dhe zonat tjera me qëllim të sigurimit të mjeteve të propozuara. Ai ka propozuar që këto mjete të investohen në infrastrukturën rrugore në Bare (150 mijë euro), Bajgorë (150 mijë euro) dhe segmentin Vidishiq- Selac (100 mijë euro.