2010/07/12 - 12:00
Janë certifikuar për telemedicinë 350 mjek dhe infermierë të spitalit rajonal “Sami Beqiri” në Mitrovicë, pas një trajnimi 2-vjeçar të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë. Shefi i repartit të urologjisë dhe koordinator i telemedicinës, Musa Miftari, tha se në këtë trajnim kanë ligjëruar profesorë vendorë edhe ndërkombëtarë. “Ligjëratat në këtë trajnim kanë nis në vitin 2008 dhe në përfundim të tyre ata janë pajisur me certifikata. Rëndësia e këtyre certifikatave është se me pikët bëhet licencimi i tyre profesional”. Sipas tij, duke ju falënderuar doktorit dhe profesorit nga universiteti i Arizonies, Rifat Latifi, sot ka telemedicinë në Kosovë. “Rëndësia e telemedicinës paraqet mjet komunikimi në mes të profesionistëve vendor dhe atyre ndërkombëtarë. Ky konsultim i ndihmon profesionistët kosovarë për përvetësime të reja profesionale dhe teknike”. Sipas tij, me këtë telemedicinë është i mundshmen që diagnozat të gjenden dhe zbulohen në Kosovë pa pas nevojë që të udhëtohet jashtë shtetit.