2011/03/31 - 12:00
Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më dt. 31.03.2011 pasi shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me arrestimin e pjesëtarëve të UÇK-së nga ana e EULEX-it ka lëshuar këtë deklaratë:
Duke pasur parasysh luftën e pastër të UÇK-së, e pranuar nga institucionet ndërkombëtare, ne anëtarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës shprehim indinjatë të thellë dhe kundërshtojmë veprimet e tilla, ngase konsiderojmë se këto veprime janë të ndikuara me qëllim të njollosjes së vlerave të shenjta të Luftës së UÇK-së. Krimi duhet adresuar tek kriminelët e jo te çlirimtarët.