Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë fillon me projektin për debllokimin e rrjetit të kanalizimeve në rrugët e Mitrovicës

2019/03/22 - 3:38

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, në komunën e Mitrovicës, ka filluar me implementimin e disa projekteve të cilat janë të rëndësishme për qytetarët mitrovicas.

Në kuadër të këtyre projekteve është paraparë të bëhet edhe debllokimi i kanalizimeve nëpër rrugët e qytetit e veçanërisht tek Lagjja “Ilirida”, me ç’rast do të bëhet debllokimi i plotë i tërë asaj lagjeje.

Me këtë rast, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka inspektuar rrugët në lagjen “Ilirida” dhe disa rrugë tjera të qytetit të cilat hasin në probleme të tilla.

Drejtori Muja tha se për arsye të ndryshme janë bërë dëmtime të komplet rrjetit të kanalizimit ku ka përzierje të kanalizimit fekal me atë atmosferik duke shkaktuar vështirësi të mëdha në këtë drejtim.

Ai po ashtu njofton se pas debllokimit të kanalizimit në Lagjen “Ilirida”, do të vazhdohet edhe tek lagjet e tjera të cilat hasin në probleme të ngjashme.

Andaj, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, bën thirrje tek qytetarët e Mitrovicës të jenë të kujdesshëm, që në të ardhmen një gjë e tillë të mos përsëritet, sepse po shkakton bllokim i rrjetit të kanalizimit.