Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë pastron rrugët nga bora në disa fshatra të Mitrovicës
2024/12/26 - 12:47
Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, sot ka vazhduar me mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve të mbuluara nga bora në fshatin Bajgorë dhe disa lokalitete të tjera.
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava, ka thënë se drejtoria të cilën e udhëheq ai, ka ndërmarrë veprime të shpejta në lirimin e rrugëve nga bora, të cilat ishin vështirë të kalueshme në disa zona.
Gjithashtu ai ka kërkuar nga qytetarët që të adresojnë çdo kërkesë që ka të bëjë me vështirësi në qarkullim dhe rrugë të bllokuar nga bora.