Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtuesit e policisë për rajonin e Mitrovicës u njoftuan me kërkesat e shqiptarëve të veriut

2011/09/28 - 12:00

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, tha se për të dhe për të gjithë policët që janë të angazhuar në këtë rajon, brengë kryesore dhe prioritet është siguria e qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Ai tha se me bashkëpunëtorët e tij e ka vlerësuar gjendjen veç e veç për secilin mjedis e në veçanti në mjediste me popullatë të përzier, pra ku jetojnë edhe shqiptarët.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, nënkryetari Rizah Haziri dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, kanë patur në ambientet e Kuvendit të Komunës një takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Drejtorisë rajonale të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi dhe komandantin e stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, në të cilin u bisedua për bashkëpunimin midis këtyre dy institucioneve dhe kërkesat e shqiptarëve që banojnë në lagjet veriore të qytetit.
Në takim fillimisht u tha se me gjithë tensionet e pranishme, gjendja e përgjithshme në komunën e Mitrovicës është e qetë dhe pa incidente të rënda, falë vetëdijes së lartë të qytetarëve, bashkëpunimit të mirë ndërmjet policisë, institucioneve tjera vendore e ndërkombëtare dhe qytetarëve, si dhe menaxhimit të mirë situatës nga kompetentët e sigurisë.
Kryetari Kastrati në vazhdim i njoftoi përfaqësuesit e policisë me kërkesat kryesore të banorëve shqiptarë që jetojnë në lagjet veriore të qytetit dhe të atyre nga fshatrat e komunave të administruara nga serbët, Zveçan dhe Leposaviq, e që janë shtimi i masave të sigurisë me qëllim të evitimit të incidenteve dhe krijimi i kushteve për lëvizje e qarkullim të lirë.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, tha se për të dhe për të gjithë policët që janë të angazhuar në këtë rajon, brengë kryesore dhe prioritet është siguria e qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Ai tha se me bashkëpunëtorët e tij e ka vlerësuar gjendjen veç e veç për secilin mjedis e në veçanti në mjediste me popullatë të përzier, pra ku jetojnë edhe shqiptarët.
Sipas tij, është vlerësuar se mënyra e tashme e organizimit dhe angazhimit të policisë në këto mjedise, është më e mira dhe më efikase për veprimin e policisë, pasi që njësitet për reagim janë në gjendje që të intervenojnë brenda një kohe shumë të shkurtër aty ku paraqitet nevoja.
Drejtori Thaçi vlerësoi se gjendja e sigurisë për momentin është e qetë dhe se prania e policëve shqiptarë në të gjitha lagjet ku banojnë shqiptarët është e përhershme.