Edhe Raporti i punës së Kryetarit për periudhën janar-qershor 2011 është përkrahur nga anëtarët e KPF-së deh ai do të shqyrtohet dhe aprovohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës. Nga raporti shihet se kryetari i Komunës, Avni Kastrati ka pas aktivitete të shumta dhe të suksesshme. Është vlerësuar lartë edhe bashkëpunimi i ngushtë i kryetarit të Komunës me KPF-në dhe Kuvendin e Komunës dhe si punë më e suksesshme nga ky bashkëpunim ka qenë aprovimi i Emblemës së Qytetit pas plotë 12 vitesh.
Drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrustem Musa dhe me pjesëmarrje të kryetarit të komunës, Avni Kastrati, është mbajtur Mbledhja e 17-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).
Në mbledhje janë shqyrtuar Projekt-rregullorja për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Mitrovicës;
Raporti i punës së Kryetarit për periudhën janar-qershor 2011 dhe Informata nga Drejtoria e Arsimit.
Anëtarët e KPF njëzëri përkrahën Projekt-rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Mitrovicës dhe i dhanë vizën për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës.
Në takim u tha se Rregullorja ka për qëllim të rregullojë organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet në territorin e Komunës së Mitrovicës, themelimin e këshillave të bashkësive vendore, kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, duke i siguruar banorët e fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në realizimin e të drejtave, interesave dhe obligimeve të tyre në shumë fusha të jetës dhe paraqitjes të organizuar para Komunës dhe organeve të saj.
Edhe Raporti i punës së Kryetarit për periudhën janar-qershor 2011 është përkrahur nga anëtarët e KPF-së deh ai do të shqyrtohet dhe aprovohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.
Nga raporti shihet se kryetari i Komunës, Avni Kastrati ka pas aktivitete të shumta dhe të suksesshme. Është vlerësuar lartë edhe bashkëpunimi i ngushtë i kryetarit të Komunës me KPF-në dhe Kuvendin e Komunës dhe si punë më e suksesshme nga ky bashkëpunim ka qenë aprovimi i Emblemës së Qytetit pas plotë 12 vitesh.
Në mbledhje është shqyrtuar edhe raporti financiar për periodën janar-qershor 2011, nga i cili shihet se Komuna e Mitrovicës ka përmbushur planifikimin për arkëtimin e të hyrave vetjake të komunës, të cilat janë mbi nivelin e planifikimit për 4,7 për qind, ndërsa në raport me të njëjtën periodë të vitit 2010 është më e lartë për 2,73 për qind.
Në informatën e Drejtorisë së Arsimit, e cila po ashtu ka marrë vizën për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, ndër të tjera thuhet se në testin shtetëror të maturës nga komuna e Mitrovicës sivjet kanë hyrë 1.291 maturantë dhe se kalueshmëria ka qenë 56,11 për qind, pa llogaritur kalueshmërinë e maturantëve të shkollës së mesme teknike.
Ndërsa në Testin e Arritshmërisë për klasat e nënta kanë marrë pjesë 1.419 semimaturantë nga 27 shkolla të mesme të ultë dhe se rezultati i arritshmërisë është 57.43 për qind.