Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Filloi asfaltimi i rrugës By Pas-Bair

2010/08/29 - 12:00

Të dielën ka përfunduar edhe asfaltimi i fazës së parë, përkatësisht gjatësisë prej rreth 500 metrash, të rrugës që lidh lagjen Bair, me rrugën qarkore të qytetit, tashmë të njohur si By Pas.

Mitrovicë, 29 gusht
Rregullimi dhe funksionimi i infrastrukturës rrugore ashtu si duhet dhe si u përgjigjet nevojave të qytetarëve, në qytetin e Mitrovicës, po vazhdon me intensitet të shtuar.
Të dielën ka përfunduar edhe asfaltimi i fazës së parë, përkatësisht gjatësisë prej rreth 500 metrash, të rrugës që lidh lagjen Bair, me rrugën qarkore të qytetit, tashmë të njohur si By Pas.
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Rasim Veseli, i cili po i përcillte punimet nga afër, tha se për këtë fazë komuna nga buxheti i vet ka sigurua 100.000 euro, me të cilat është bërë e mundur që të shtrohen me asfalt rreth 500 metra të rrugës, të vihen anësorët dhe të rregullohet kanalizimi atmosferik.
“Punët është duke i kryer ashtu si duhet Kompania “Haxha COM”, ndërkohë që ne po bëhemi gati për fazën e dytë të rrumbullakimit të projektit, përkatësisht për asfaltimin edhe të pjesës tjetër të rrugës së mbetur, përafërsisht të së njëjtës gjatësi, për çka komuna do të sigurojë, po ashtu nga buxheti i vet, shumën e mjeteve prej rreth 100.000 euro”, tha drejtori Veseli.
Sipas tij, asfaltimi i kësaj rruge është mjaftë më me rëndësi, pasi që mundëson lidhjen e një lagjeje shumë të madhe me magjistralen dhe me rrugën qarkore të qytetit, By Pas, por ju mundëson edhe qytetarëve tjerë daljen më të shpejtë në magjistralen për në Prishtinë, por edhe daljen  më të shpejtë në rrugën për në Pejë, me çka njëkohësisht, do të bëhet edhe një shkarkim i ndjeshëm i rrugëve kryesore të qytetit.
Veseli tha po ashtu, se hapësira përskaj rrugës, përkatësisht ajo ndërmjet saj dhe lumit Sitnica, do të rehabilitohet, ashtu që do të rrafshohet mirë dhe do të mbillen druaj dhe gjelbërim, gjë që do ta bëjë joshës për shëtitje dhe rekreacion të qytetarëve.