2024/12/20 - 12:33
Nga data 20 dhjetor 2024, sheshi “Adem Jashari” do të mbushët me atmosferën festive, ku do të fillojnë netët festive me muzikë live.
Aktivitetet janë të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Mitrovicës dhe do të përfshijnë koncerte të ndryshme që do të argëtojnë qytetarët gjatë periudhës së fundvitit dhe Vitit të Ri.