2011/03/06 - 12:00
Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës, të prirë nga kryetari Avni Kastrati, kanë bërë homazhe të dielën tek varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, në Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz. Poashtu me rastin e Epopesë së UÇK-së, drejtuesit komunalë të shoqëruar vazhdimisht edhe me përfaqësuesit e shoqatave të luftës, kanë bërë homazhe edhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.
Kryetari Kastrati, rezistencën heroike të familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së e ka vlerësuar si ngjarjen më të madhe të shekullit të kaluar që shënoi edhe fillimin e fundit të robërisë shekullore të Kosovës.