Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Interesim për projektet përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Mitrovicës

2012/01/13 - 12:00

David H. Hampson, përfaqësues i Kompanisë Technology Transfer” nga SHBa, i shoqëruar nga Ilir Rama, këshilltar për marrëdhënie me investitorë në Ministrinë e Finacave të Kosovës, është pritur nga kryetari i komunës, Avni Kastrati, me ç’rast është biseduar për mundësitë dhe format e realizimit të projekteve të ndryshme nga fusha e teknologjisë të aplikueshme, pajisjeve, sistemeve të ndryshme, menaxhim etj, që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Hampson i ka thënë kryetarit Kastrati se pasi që ka dëgjuar se në komunën e Mitrovicës janë bërë punë të mira në realizimin e projekteve që e përmirësojnë jetën e qytetarëve, ka ardhur këtu që të bisedojë për mundësitë e realizimit të ndonjë projekti nga fushat e lartëpërmendura.

Ai ka thënë se pasi që të arrihet marrëveshja për konceptin e projektit, komuna duhet të bëjë studimin e fizibilitetit, ndërkaq të gjitha mjetet tjera për realizimin deri në fund të  projektit, duke aplikuar teknologjinë e fundit që gjendet në treg, do t’i sigurojë kompania e tij mbi bazën e partneritetit publiko-privat.

Ai ndër të tjera tha se një nga projektet që do të mund të realizohet me sukses, është ai që  do të mundësoj trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve të komunës, duke siguruar kështu një data bazë të mirë që do të siguroj qasje integruese të informatave në komunë.

Kryetari Kastrati, pasi falënderoi z. Hampson,  tha se komunës së Mitrovicës, për shkak të specifikave që ka, i nevojiten shumë projekte të këtilla dhe se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë shumë të përkushtuar që të krijojnë kushte për realizimin e tyre, pasi që ato përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ai me këtë rast përmendi përvojën e mirë që komuna ka me USAID-in, kur janë realizuar disa projekte të rëndësishme për të mirën e qytetarëve, gjë që ka bërë që Mitrovicës t’i jepet epiteti i komunës me performancë të lartë.