2011/09/13 - 12:00
Shefi i Sektorit për dëshmorë, invalidë dhe viktima të luftës në komunën e Mitrovicës, Murat Jusufi, ka bërë të ditur se janë identifikuar nga zyra e OMPF/MPU edhe gjashtë viktima të luftës nga komuna e Mitrovicës.
Shefi i Sektorit për dëshmorë, invalidë dhe viktima të luftës në komunën e Mitrovicës, Murat Jusufi, ka bërë të ditur se janë identifikuar nga zyra e OMPF/MPU edhe gjashtë viktima të luftës nga komuna e Mitrovicës.
Isufi ka thënë se viktimat janë gjetur në muajin maj të këtij viti në varrezat myslimane që gjenden në veri të qytetit, ku ishin varrosur pasi që ishin vra nga kriminelët serbë, ndërkohë që janë identifikuar përmes analizës së ADN-së nga ekspertët. Viktimat e identifikuara janë:
Rexhep Jonuz Jashari, nga Mitrovica, i lindur më 1920 në Çitak të Skenderajt, i vrarë me armë zjarri në kokë, më 30.03.1999.
Naim Raif Zhegrova, nga Mitrovica, i lindur më 1972 në Mitrovicë, i vrarë më 28.03.1999 me armë zjarri në kokë dhe stomak.
Mehmet Hysen Hyseni, i lindur në Mitrovicë më 1970, është zhdukur në Vaganicë më 25.05.1999. Është vra me armë zjarri në kokë.
Rushit Rrustem Rushiti, banor i Mitrovicës, i lindur më 1938 në Suhagërllë të Skenderajt, i vrarë më 21.04.1999.
Bajram Salih Hasani, i lindur më 1918 në Zhabar të Ultë, i vrarë më 16.05.1999 nga armë zjarri dhe
Mustafë Zejnullah Shabani, i lindur më 1904 në Suhadoll të Mitrovicës.
Rivarrimi i mbetjeve mortore të Rushitit do të bëhet në varrezat e fshatit në Suhagërllë, të premten në ora 14:00. Mbetjet mortore të Mustafë Shabanit do të rivarrosen në Suhadoll të Mitrovicës, të dielën në ora 13:00.
Ndërsa rivarrimi i mbetjeve mortore të Rexhep Jasharit, Naim Zhegrovës, Mehmet Hysenit dhe Bajram Hasanit, do të bëhet të premten në ora 14:00, në varrezat e martirëve në Shipol të Mitrovicës.