Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Ka filluar mbarë procesi mësimor në komunë

2011/09/01 - 12:00

Kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim, Ali Bejta, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kanë vizituar disa shkolla të komunës, për të ua uruar nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e mësimit dhe për të parë nga afër se në çfarë kushtesh do të punojnë ata gjatë këtij viti shkollor. Kryetari Kastrati në të gjitha shkollat që i vizitoi tha se komuna dhe Qeveria e Kosovës po bëjnë përpjekje jashtëzakonisht të mëdha për të përmirësuar kushtet e punës nëpër institucionet e arsimit, të të gjitha niveleve, andaj edhe rezultatet e arritura në këtë drejtim janë inkurajuese.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim, Ali Bejta, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kanë vizituar disa shkolla të komunës, për të ua uruar nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e mësimit dhe për të parë nga afër se në çfarë kushtesh do të punojnë ata gjatë këtij viti shkollor. Kryetari Kastrati në të gjitha shkollat që i vizitoi tha se komuna dhe Qeveria e Kosovës po bëjnë përpjekje jashtëzakonisht të mëdha për të përmirësuar kushtet e punës nëpër institucionet e arsimit, të të gjitha niveleve, andaj edhe rezultatet e arritura në këtë drejtim janë inkurajuese.
Edhe me këtë rast kryetari Kastrati kërkoi nga mësimdhënësit që të përpiqen maksimalisht për realizimin e plan-programeve mësimore, kurse nga nxënësit kërkoi që të mësojnë edhe më shumë, sepse tani i kanë kushtet dukshëm më të mira për punë dhe mësim, pasi që tekstet për shkollat fillore janë falas, ndërsa që edhe objektet ku mbahet mësimi janë të reja ose të  meremetuara dhe të pajisura me inventar të nevojshëm.
Po ashtu ai kërkoi nga të dyja palët që të përkujdesen maksimalisht për ruajtjen e objekteve shkollore, në mënyrë që ati të mos dëmtohen.
Në shkollën e mesme “Arkitekt Sinani”, drejtori Gani Haliti, pasi i falënderoj për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë për përmirësimin e kushteve të mësimit dhe punës në shkollë, ju tha kryetarit Kastrati dhe drejtorit Bejta, se është kënaqësi të punosh në kushtet që tani i ka ajo.
“Objekti i ri shkollor, oborri i rregulluar bukur, rruga e ndërtuar, pajisja me inventarë të nevojshëm, janë kushte shumë të mira për punë dhe arsimtarët janë shumë të përkushtuar që detyrën e tyre të shenjtë ta kryejnë me përkushtim. Ajo që për ne është brengosëse në këtë moment, është numri i vogël i nxënësve të regjistruar, por shpresojmë se këto ditë do të ketë interesim më të madh për regjistrim”, tha Haliti.
Kryetari Kastrati dhe drejtori Bejta u shprehën të jenë optimist sa i përket shtimit të numrit të nxënësve në këtë shkollë dhe premtuan se do të bëjnë çmos që të zgjojnë interesimin e nxënësve për tu regjistruar në këtë shkollë.
Drejtuesit e shkollës fillore “Sylejman Vokshi”, në Broboniq ju than zyrtarëve të lartë komunal se objekti në të cilin zhvillohet procesi mësimor është që nga viti 1952 dhe se ka nevojë për një objekt të ri shkollor, pasi që i tanishmi nuk i plotëson kushtet e kërkuara.
Kastrati dhe Bejta thanë se tashmë ndërtimi i shkollës së re në këtë fshat është prioritet dhe se janë duke u hulumtuar mundësitë për sigurimin e mjeteve të nevojshme për ndërtimin e saj, pasi që komuna aktualisht nuk ka mundësi që këtë ta bëjë me mjete të veta buxhetore.
Për zgjerim të hapësirës mësimore u shprehën edhe drejtuesit e shkollës fillore “Ismajl Qemajli”, të cilët thanë se shkolla e tyre është e vetmja në komunë që punon në tri ndërrime dhe me orë të shkurtuar të mësimit, që zgjat vetëm 35 minuta. Por, ata thanë se kushtet tjera i kanë shumë të mira për punë, duke përfshi këtu edhe pajisjen e kabineteve për nxënës.  Edhe këtyre drejtuesit komunal ju thanë se do të bëjnë së shpejti një zgjidhje të këtij problemi.
Në shollën fillore “Mehë Uka” në Bajgorë, drejtori i saj tha se shkolla ka nevojë për disa meremetime të nyejve sanitare dhe ndërrim të disa dritareve, për të cilat zyrtarët komunalë thanë se tashmë është kontraktuar kompania për rregullimin e tyre.
Ndërkaq, drejtoresha e shkollës fillore “Muharrem Bekteshi” në qytet dhe ai asaj “Hivzi Sylejmani”, në Kqiq të Madh thanë se kanë kushte të mira për mësim dhe punë dhe se falë kësaj edhe shkollat po arrin rezultate të mira në procesin mësior.
Në të gjitha këto shkolla që u vizituan nga kryetari Kastrati dhe drejtori Bejta, vijueshmëria e nxënësve ishte shumë e madhe. Drejtori Ali Bejta bëri të ditur se edhe në të gjitha shkollat tjera të komunës, mësimi ka filluar mirë e mbarë dhe në kushte solide pune, pasi që përgatitjet janë bërë me kohë dhe ashtu si duhet. Edhe sa i përket kuadrit, ai tha se është në nivel dhe i kualifikuar.
Bejta njoftoi po ashtu, se mësimin në këtë vit shkollor e kanë filluar rreth 19.000 nxënës dhe 1.300 arsimtarë. Vetëm në klasën e parë, sipas tij, mësimin do ta ndjekin 1.450 nxënës, të sistemuar në 64 paralele.