Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kolegji Ndërkombëtarë i Biznesit në Mitrovicë do të përgatis kuadro me grada evropiane

2010/10/15 - 12:00

Programet e studimit në kolegj përfundojnë duke kualifikuar kuadro me gradë evropiane, që pranohen në vend dhe në të gjitha shtetet e Evropës. Qeveria e Kosovës  është e përkushtuar që të mbështesë këtë kolegj, i cili nuk është publik e as fitimprurës, por që qëllim ka arsimimin dhe aftësimin profesional të të rinjve mitrovicas e më gjerë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, Enver Hoxhaj, Shefja e Zyrës së Suedisë në Kosovë, Ingrid Johanson dhe drejtuesi i SPARK-ut, Yannick Du Pont, kanë nënshkruar të enjten në Mitrovicë një Memorandum për mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtarë të Biznesit në këtë qytet.
Është ky një moment shumë i rëndësishëm, sepse po e nënshkruajmë një marrëveshje për themelimin e një institucioni të lartë shkollor ndërkombëtarë, për të cilin  ishte biseduar në Londër qysh në vitin 2004 dhe atë pikërisht për themelimin e tij këtu në Mitrovicë”, ka thënë fillimisht Ministri Hoxhaj.
Ai na vazhdim ka theksuar se Suedia është donatori kryesor  i themelimit të këtij Kolegji Ndërkombëtar të Biznesit me seli në Mitrovicë.  Sipas tij, arsimi i lartë është ndër hallkat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, pasi që prodhon kuadro profesionale për fusha të ndryshme.
“Programet e studimit në kolegj përfundojnë duke kualifikuar kuadro me gradë evropiane, që pranohen në vend dhe në të gjitha shtetet e Evropës. Qeveria e Kosovës  është e përkushtuar që të mbështesë këtë kolegj, i cili nuk është publik e as fitimprurës, por që qëllim ka arsimimin dhe aftësimin profesional të të rinjve mitrovicas e më gjerë”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka bërë të ditur se së shpejti, brenda dy muajve, do t’i vihet gurthemeli shkollës në lagjen “Kodrën e Minatorëve”, na veri të Mitrovicës.
Shefja e Zyrës së Suedisë në Kosovë, Ingrid Johanson tha se edukimi është shumë i rëndësishëm për një shoqëri, e kjo vlen sidomos për Kosovën që ka një popullatë të re.
“Jemi të lumtur që Qeveria e Kosovës po e mbështet këtë projekt. Siç e dini, Suedia e fokuson bashkëpunimin në fushën e edukimit dhe kjo është vetëm njëra nga fushat e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës”, tha ajo.
Johanson tha po ashtu se edukimi është shumë i rëndësishëm për një shoqëri, e kjo vlen sidomos për Kosovën që ka një popullatë të re.
Yannick Du Pont, drejtues i SPARK-ut, tha se themelimin e këtij Kolegji e kanë mbështet të gjithë, duke filluar nga komuna dhe donatorët e shumtë, që për asnjë moment nuk kanë hezituar të ndihmojnë.
Ai falënderoj posaqërisht kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastratin, për përkrahje të  fuqishme dhe konkrete që i ka dhënë themelimit të Kolegjit, duke ndarë 5.000 metra katrorë hapësirë për objektin e tij. Sipas tij, Kolegji ka regjistruar mbi 400 studentë në pjesën jugore dhe 40 sish në pjesën veriore të qytetit, nga radhët e të gjitha përkatësive etnike.
Ndërkaq,  kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati  tha se me themelimin e këtij Kolegji më së shumti kanë përfituar qytetarët e Mitrovicës, andaj komuna edhe e ka  mbështet fuqishëm themelimin e tij.