Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Komuna i zgjidh problemet e qytetarëve me marrëveshje

2011/05/31 - 12:00

Zyrtarët e Komunës kanë arritur që të zgjedhin një konflikt mbi 30 vjeçar midis dy familjeve në fshatin Kqiq i Madh. Dy vëllezërit Brahimi nga ky fshat, për më shumë se tri dekada nuk kanë pas raporte të mira mes veti, për shkak të një kontesti pronësor lidhur me rrugën nëpër të cilën duhej kaluar për të shkuar në shtëpitë e tyre.
 

Mitrovicë, 31 maj
Zyrtarët e Komunës kanë arritur që të zgjedhin një konflikt mbi 30 vjeçar midis dy familjeve në fshatin Kqiq i Madh. Dy vëllezërit Brahimi nga ky fshat, për më shumë se tri dekada nuk kanë pas raporte të mira mes veti, për shkak të një kontesti pronësor lidhur me rrugën nëpër të cilën duhej kaluar për të shkuar në shtëpitë e tyre.
Kishte vështirësi të mëdha për të arritur deri tek shtëpitë,  pasi që rruga ishte ngushtuar dhe mezi kalohej nëpër të, meqë nuk kishte mundësi që ajo të rregullohej si duhet dhe si pasojë e kësaj, raportet mes dy vëllezërve dhe familjeve të tyre ishin acaruar tej mase, sa që edhe komunikimi i ndërsjellë dhe vizitat pothuaj ishin ndërpre. Për këtë arsye, të rinjtë e këtyre familjeve, ju drejtuan komunës që të ndihmoj në zgjidhjen e problemit.
Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë të Kuvendit të Komunës, Hetem Geci, kishte dal në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e tij të ekspertëve për të konstatuar gjendjen faktike. Pas matjeve të bëra dhe sqarimit të situatës në terren, drejtori Geci ua kishte komunikua familjeve rezultatet e punës së ekspertëve dhe ju kishte thënë familjeve me raporte të acaruara, se më së miri është që ata të bëjnë një zgjidhje të qëndrueshme me marrëveshje.
Pas disa takimeve që kishte pas në fshat, drejtori Geci kishte arritur që t’i bind palët në konflikt për zgjidhjen e problemit, ashtu që ato i kishin thënë atij se ekspertët e tij janë të lirë dhe mund të vendosin mezhdat aty ku ata mendojnë se duhet të jenë. Kështu, ekspertët hapën rrugën sipas standardeve të parapara, duke pre madje drunjtë e vëllezërve Afrim dhe Driton Brahimi, përgjatë rrugës, në një gjatësi prej rreth 100 metrave.
Në ditën që ekspertët e komunës me në krye drejtorin Geci po e zgjidhnin problemin, Afrimi ju tha atyre që të punojnë kah të duan dhe të bëjnë çka të duan. “Rruga është e nevojshme për të gjithë ne, andaj ajo duhet të hapet ashtu si duhet. Kjo që ka ndodh deri tash nuk na ka pas hije, ka qenë e pakuptimtë. Nuk ka dhe nuk do të ketë më kurrfarë pengesash. Me kushërinjtë do t’i përmirësojmë raportet, falë angazhimit tuaj”, i ka thënë drejtorit Geci, Afrimi.
Të  kënaqur me zgjidhjen e ofruar ishin edhe vëllezërit e familjes tjetër, Abedin dhe Agim Brahimi.  Abedini tha se nuk po mund të besoj se po zgjidhet ky problem që për rreth 30 vjet i ka munduar shumë. “Jemi 29 anëtarë të familjes që definitivisht u çliruam nga një brengë e madhe. Raportet e acaruara me kushërinjtë do të përmirësohen gradualisht. Ju e pat që sot ishin më të relaksuara. Komunë dhe drejtori Geci bënë një punë të madhe dhe humane, për çka i falënderoj shumë”, tha Abedini.