Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Komuna Inegol e Turqisë organizon iftar për 500 persona

2010/12/12 - 12:00

Kryetari Kastrati ju ka uruar të pranishmëve muajin e  Ramazanit, duke lutur  Zotin për shëndet, mirëqenie dhe lumturi  të të gjithëve.

“Qytetarët e Mitrovicës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe tolerancë ndër fetare, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton të arriturat më të mira të civilizimit”, ka thënë kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, të mërkurën në mbrëmje gjatë iftarit të përbashkët me qytetarë, të shtruar nga komuna e Inegolit të Turqisë, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kryetari Kastrati ju ka uruar të pranishmëve muajin e  Ramazanit, duke lutur  Zotin për shëndet, mirëqenie dhe lumturi  të të gjithëve, si dhe ka falënderuar kryetarin  e komunës së Inegolit të Turqisë, Alinur Aktash, që ka mundësuar realizimin e këtij projekti për qytetarët e Mitrovicës, ku për çdo natë do të shtrohet iftar për 500 veta.
Kastrati  gjithashtu falënderoi edhe komunitetin shqiptar që jeton në Inegol, për kontributin e tyre në thellimin e bashkëpunimit ndër komunal, si dhe gjithë mbështetësit tjerë të këtij projekti.
Ndërkaq, Oner Haksever, njëri nga organizatorët nga komuna e Inegolit, u shpreh të jetë i gëzuar që kanë arritur të realizojnë një projekt të tillë në Kosovë. Sipas tij, është ky një projekt i komunës së Inegolit të Turqisë, komunë kjo që është e binjakëzuar me komunën e Mitrovicës, që do të shërbejë për të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të bëjnë iftar, që do të shtrohet për çdo natë të Ramazanit.
“Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë sociale të popullatës këtu, kemi vendosur që një ndihmë të tillë, sado simbolike, ta orientojmë pikërisht në Mitrovicë”, ka thënë Haksever.
Në këtë iftar që është organizuar në tendën e madhe të vendosur pranë Xhamisë së Zallit, në qendër të qytetit, kanë marrë pjesë rreth 500 qytetarë, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues komunal, të partive të ndryshme politike, etj