2012/01/17 - 12:00
Anëtarët e KPF-së, njëzëri miratuan Propozim-vendimin për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; Propozim-vendimin për plotësimin e përbërjes së komiteteve funksionale të Kuvendit të Komunës; Plani i punës Kryetarit për vitin 2012; Planin e punës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2012; Planin vjetor i prokurimit për vitin fiskal 2012; Raportin për punën e Kuvendit të Komunës, komiteteve obligative, funksionale dhe konsultative për vitin 2011 dhe Raportin lidhur me mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, që do të shqyrtohen dhe miratohen definitivisht ne mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.
Nën drejtimin e Rrustem Musës, kryesues ui Kuvendit të Komunës, të martën është mbajtur mbledha e 20-të, e rregullt eKomitetit për Politikë dhe Financa (KPF), në të cilën mori pjesë edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati. Pas miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe atij nga mbledhja me publikun, anëtarët e KPF-së miratuan njëzëri dhe pa vërejtje rendin e ditës.
Pika e parë e rendit të ditës ishte Propozim-rregullorja për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e drejtorive dhe organeve tjera të administratës komunale. Lidhur me këtë, udhëheqësit të personelit të administratës komunale, Rrahman beqiri, i njoftoi anëtarët e KPF-së për punën e komisionit që ka bërë në përgatitjen e kësaj rregulloreje.
Ai tha se hartimi i rregullores është bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Administratën Shtetërore, Statutin e Komunës së Mitrovicës dhe në ligje e akte tjera nënligjore të cilat përcaktojnë kompetenca dhe përgjegjësi nga fusha të caktuara për komunën.
“Qëllimi i kësaj draft-rregulloreje është që duke përcaktuar në mënyrë të qartë strukturën organizative të brendshme, detyrat dhe përgjegjësit e organeve të administratës komunale dhe mënyrën e udhëheqjes me këto organe, të sigurojë efikasitet në kryejren e detyrave dhe të jetë në funksion të ofrimit të shërbime sa më cilësore ashtu siq e kërkon ligji”, ka thënë Beqiri.
Ai tha se në bazë të kësaj draft-rregulloreje administrata komunale do të organizohet në 14 drejtori dhe se si njësi organizative brenda drejtorive do të funksionojnë sektorët. Ndërsa në kuadër të Zyrës së Kryetarit, do të funksionojnë njësit të caktuara të quajtuar Zyre të cilat i mbulojnë fushat e caktuara siç janë përcaktuar me dispozita ligjore. Gjithashtu, tha ai, në draft janë të përshkruara në mënyrë të hollësishme detyrat dhe përgjegjësit për secilën drejtori, sektorë dhe zyre.
Mirëpo, më pas, kryetari i komunës, Avni Kastrati, propozoi formimin edhe të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, gjë që u përkrah nga anëtarët e KPF-së.
“Prandaj, miratimi i kësaj draft-rregulloreje, konsiderojmë se është e një rëndësie të veçantë, ngase përveç që është një obligim ligjor që del nga Statuti i Komunës, kjo e normon një fushë e cila deri tani ka qenë e pa normuar dhe në këtë mënyrë krijon një pasyqrë të qartë të detyrave për të gjithë stafin e komunës, por në të njëjtën kohë është edhe në funksion të informimit qytetarëve dhe të realizimit sa më shpejtë të drejtave të tyre”, është shprehur Beqiri.
Pas diskutimeve të shumta e të frytshme, me ç’rast u bënë edhe sugjerime e propozime konkrete për përmirësimin e rregullores së propozuar, anëtarët e KPF-së njëzëri i dhanë vizën asja për të shkuar në shqyrtim në mbledhjen e ardhshme, të rregullt, të Kuvendit të Komunës.
Anëtarët e KPF-së, njëzëri miratuan edhe Propozim-vendimin për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; Propozim-vendimin për plotësimin e përbërjes së komiteteve funksionale të Kuvendit të Komunës; Plani i punës Kryetarit për vitin 2012; Planin e punës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2012; Planin vjetor i prokurimit për vitin fiskal 2012; Raportin për punën e Kuvendit të Komunës, komiteteve obligative, funksionale dhe konsultative për vitin 2011 dhe Raportin lidhur me mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, që do të shqyrtohen dhe miratohen definitivisht ne mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.