Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Hamza priti në takim Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot

2024/09/04 - 8:00

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza ka bashkëbiseduar sot në Mitrovicë me Ambasadorin e Francës, z.Olivier Guérot.
Gjatë këtij takimi u diskutua për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet me interes dypalësh, por edhe në interes të forcimit të paqes, bashkëjetesës dhe sigurisë në Kosovë e rajon.
Kryetari Hamza theksoj se Franca është partnere strategjike e Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik. Si mike e dëshmuar, ajo na ka mbështetur në të gjitha proceset jetike për vendin dhe është adresë shumë e rëndësishme për integrimin e shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Ai më tutje shtoj se Kosova është mirënjohëse ndaj Francës dhe partnerëve strategjikë perëndimorë.
”Unë besoj se në rrugën tonë drejt realizimit të vizionit euroatlantik duhet të ecim së bashku me të gjitha shtetet partnere perëndimore”, është shprehur kryetari Hamza.