Nga sot, qytetarët e Mitrovicës do të kenë mundësi ta frekuentojnë urën e re tek Liqeni Akumulues, e cila tashmë ka shtuar bukurinë dhe vlerën turistike të kësaj pjese të qytetit.
Gjatë vizitës, kryetari Hamza së bashku me nënkryetarin Tahiri theksuan se nga sot është e hapur për qytetarët ura e re mbi Liqenin Akumulues, një projekt i realizuar me shumë përkushtim nga Komuna e Mitrovicës për t’i forcuar lidhjet e qytetarëve tanë.