Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Kastrati bisedoi me ambasadoren e Turqisë në Kosovës zonjën Sungul Ozan

2011/10/06 - 12:00

Kryetari Kastrati, pasi e ka falënderuar zonjën Ozan për interesimin e vazhdueshëm për Mitrovicën, i ka thënë asaj se situata është relativisht e qetë, por e tensionuar, për shkak të veprimeve të pakuptimta të ekstremistëve serbë dhe drejtuesve të strukturave paralele jo ligjore dhe jo legale serbe, që me mbështetjen e shtetit të Serbisë dhe barrikadimin e rrugëve po bëjnë përpjekje që të pengojnë shtrirjen e institucioneve shtetërore të Kosovës në tërë territorin e saj.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka pritur në ambientet e Kuvendit të Komunës, ambasadoren e Turqisë në republikën e Kosovës, zonjën Sungyl Ozan, me të ciln ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, gjendjen aktuale në komunën e Mitrovicës dhe për bashkëpunimin e komunës së Mitrovicës me komunat e Turqisë.
Kryetari Kastrati, pasi e ka falënderuar zonjën Ozan për interesimin e vazhdueshëm për Mitrovicën, i ka thënë asaj se situata është relativisht e qetë, por e tensionuar, për shkak të veprimeve të pakuptimta të ekstremistëve serbë dhe drejtuesve të strukturave paralele jo ligjore dhe jo legale serbe, që me mbështetjen e shtetit të Serbisë dhe barrikadimin e rrugëve po bëjnë përpjekje që të pengojnë shtrirjen e institucioneve shtetërore të Kosovës në tërë territorin e saj.
Ai tha në vazhdim se qëllim tjetër i vendosjes së barrikadave  nëpër rrugë nga ana e ekstremistëve, që para së gjithash po e pengojnë popullatën e atjeshme serbe, është provokimi i situatës së sigurisë dhe krijimi i anarkisë në këtë pjesë të vendit. Fatmirësisht, tha ai tutje, qytetarët jo serbë dhe pjesa dërrmuese e serbëve, nuk po bien në grackën e ekstremistëve, kështu që duke u sjellur me maturi dhe mençuri, kanë kontribuar që situata të mos eskalojë dhe të mos ketë incidente ndëretnike.
Kryetari Kastrati i ka thënë zonjës Ozgan  se shpreson që shumë shpejtë, përfaqësuesit e KFOR-it, EULEX-it dhe ata të institucioneve të Republikës së Kosovës, do të marrin vendim për heqjen e barrikadave dhe kthimin në normalitet të plotë të gjendjes edhe në veriun e vendit, duke i përfshi këtu edhe dy pikat kufitare me Serbinë.
Po ashtu, kryetari Kastrati e njoftoi ambasadoren Ozgan edhe lidhur me bashkëpunimin e mirë që ka komuna e Mitrovicës me komunën e binjakëzuar Inegol nga Turqia, si dhe për bashkëpunimin po ashtu të mirë të Bashkësisë Islame të Mitrovicës me atë të komunës Bajram pasha të Stambollit në Turqi.
Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Sungyl Ozgan, tha se Qeveria e Turqisë ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur kohëve të fundit në veri të Kosovës dhe i ka dënuar sulmet ndaj përfaqësuesve të KFOR-it, pasi që ato janë të papranueshme në çfarëdo situate qoftë ajo, duke kërkuar njëkohësisht maturi dhe mençuri në zgjidhjen e problemeve.
Ajo tha në vazhdim se shteti i Turqisë është duke kontribuar për ruajtjen e paqes në Kosovës përmes pjesëtarëve në përbërje të KFOR-it dhe EULRX-it dhe se përkrah çdo zgjidhje të situatës, e cila nuk e cenon integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të këtij shteti në tërë territorin e vet.
Pasi tha se ka mësuar se Mitrovica dikur ishte një qytet i zhvilluar dhe i pasur, ambasadorja Ozgan u shpreh se Qeveria e Turqisë dhe ajo personalisht, janë dhe do të mbesin të përkushtuar që të ndihmojnë komunën e Mitrovicës që t’i tejkaloj problemet e shumta që tani i ka dhe zhvillimin e gjithanshëm të saj, pasi që Turqia e sheh Mitrovicë si një qytet shumë të rëndësishëm për Kosovën.