2011/06/02 - 12:00
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati dhe nënkryetari Rizah Haziri, kanë pritur një grup të përfaqësuesve të Federatës së Paqes Universale (UPF), që në Mitrovicë do të qëndrojnë deri më 10 qershor, në kuadër të projektit “Integrimi ndëretnik në qytetin e Mitrovicës”. Në mesin e përfaqësuesve kishte të rinj nga Kosova, Shqipëria, Amerika, Australia, Anglia, Irlanda, Suedia dhe Spanja.
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati dhe nënkryetari Rizah Haziri, kanë pritur një grup të përfaqësuesve të Federatës së Paqes Universale (UPF), që në Mitrovicë do të qëndrojnë deri më 10 qershor, në kuadër të projektit “Integrimi ndëretnik në qytetin e Mitrovicës”. Në mesin e përfaqësuesve kishte të rinj nga Kosova, Shqipëria, Amerika, Australia, Anglia, Irlanda, Suedia dhe Spanja.
Ejona Icka, nga Shqipëria, sekretare e përgjithshme e UPF-së dhe koordinatore e projektit “Integrimi ndëretnik në qytetin e Mitrovicës”, që financohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, e Kosovës, e që realizohet në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, i ka njoftuar drejtuesit komunalë me përmbajtjen e projektit dhe mënyrën e realizimit të tij.
Ajo tha se gjatë qëndrimit në komunën e Mitrovicës këta përfaqësues të UPF-së do t’i vizitojnë monumentet e ekzistuese kulturo-historike e sportive. “Do të organizojmë një kamping treditor në rajonin e bukur të Shalës së Bajgores, me ç’rast do të ketë aktivitete të shumta e të larmishme kulturore, sportive dhe rekreative. Ndërsa, më 9 qershor, do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare, me të cilën do e mbyllim projektin”, tha Ejona.
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati pasi tha se është i nderuar që po pret mysafirë të këtillë, ju uroj atyre qëndrim të këndshëm në Mitrovicë dhe ju preferoj që të vizitojnë sa më shumë vende të bukura që ka në Komunë. Ai ju premtoj mysafirëve se herëve të tjera do të ketë më shumë kohë të lirë për të bashkëbiseduar me ta lidhur me interesimet që kanë për Mitrovicën e rrethinën e saj.
Nënkryetari Rizah Haziri, tha se e çmon lartë aktivitetin e organizatës që ata e përfaqësojnë, pasi që edhe vet ka certifikatën e ambasadorit të paqes, që e ndanë UPF-ja dhe që ka kuptim universal. “Të jetosh në paqe është gjëja më e mirë, pasi që në paqe mund të realizohen të gjitha dëshirat. Besoj se ju gjatë qëndrimit tuaj në Mitrovicë do mësoni realitetin ekzistues dhe se në vendet tuaja do të përcillni mesazhin e duhur, se këtu njerëzit, e sidomos të rinjtë e duan dhe e dëshirojnë paqen”, tha ndër të tjera Haziri.