2011/08/12 - 12:00
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka pritur në një takim një delegacion arbëreshë nga komuna Frashinetë, në Kalabri të Italisë, me në krye Mikele Greko, nënkryetar i komunës. Delegacioni arbëresh shoqërohej nga Adem Zhitopotoku, këshilltar politik i Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka pritur në një takim një delegacion arbëreshë nga komuna Frashinetë, në Kalabri të Italisë, me në krye Mikele Greko, nënkryetar i komunës. Delegacioni arbëresh shoqërohej nga Adem Zhitopotoku, këshilltar politik i Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli.
Kryetari Kastrati fillimisht i njoftoi mysafirët me gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë, duke thënë se ajo ditëve të fundit është stabilizuar dhe duket më e relaksuar, edhe pse barrikada kryesore në Rudar të Zveçanit ende nuk është larguar.
Kryetari Kastrati foli edhe për bashkëpunimin e mirë kulturor që komuna e Mitrovicës ka me arbëreshët që ka nisur me vizitën e Shoqërisë artistike të kësaj komune në Mitrovicë në vitin 2009.
Nënkryetari i komunës Frashinetë, duke folur në gjuhën shqipe i tha kryetarit Kastrati se është shumë i lumtur që gjendet në Mitrovicë dhe Kosovë dhe se po kënaqet me njerëzit e këtushëm, pasi që edhe gjuha që flitet në Kosovë për ta është më e kuptueshme.
Ai tha se qëllimi i vizitës së tij në Mitrovicë është që të njoftoj drejtuesit e komunës këtu se kryetari i komunës së Frashinetës ka shpreh gatishmërinë që të binjakëzohet me komunën e Mitrovicës dhe që qysh tani të fillojnë përgatitjet për këtë.
Kryetari Kastrati i tha Grekos se e mbështet fuqishëm idenë për binjakëzimin e dy komunave dhe se do të punoj për këtë dhe në momentin më të përshtatshëm do të bëhen takimet e nevojshme për finalizimin e saj. Në ndërkohë tha ai, aktivitete kulturore dhe të tjera midis dy komunave mund të intensifikohen, me qëllim të këmbimit të vlerava e përvojave, për të përforcuar kështu akoma lidhjet vëllazërore.
Kryetari Kastrati ua dhuroi mysafirëve nga një emblemë të komunës së Mitrovicës dhe fotografinë e Heroit Isa Boletini, për kryetarin e komunës së tyre.