2011/03/18 - 12:00
Kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe nënkryetari i komunës për Komunitete, kanë pritur në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Slobodan Petroviç, me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë biseduar për gjendjen e përgjithshme në komunë dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë. Kryetari Kastrati, pasi që e ka falënderuar Ministrin Petroviç për interesimin për Mitrovicën, ka thënë se në këtë komunë është një situatë specifike, e cila dallon shumë nga situatat në komunat tjera të Kosovës, gjë që kërkon një qasje tjetër dhe një angazhim e mobilizim shumë më i madh i të gjithë faktorëve dhe institucioneve lokale, institucioneve qendrore dhe atyre ndërkombëtare për stabilizimin e plotë të saj dhe zgjidhjen e plotë të problemeve të shumta që janë grumbulluar.