2011/11/25 - 12:00
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, të gjithë qytetarëve të komunës ua uron festat e nëntorit, përkatësisht 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit, daljen publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Festat e nëntorit i vlerëson si moment reflektimi dhe nderimi për personalitete të shquara kombëtare dhe ngjarje të rëndësishme historike.
Kryetari Kastrati ju uron shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja.